Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Mendimi im

Besnik Baraj, arratisja e vonuar nga kazani i plehrave

Besnik Baraj, arratisja e vonuar nga kazani i plehrave

Deputeti i PS-së, Besnik Baraj, lajmëroi dje largimin nga politika, duke u shprehur se: “Vendosa të mos plotësoj formularin  për deputet. Largimi im bëhet, për t’u krijuar hapësira të rinjve në PS”.

Kjo puna e të largimit të të rinjve, me ardhjen e 60-vjeçares Najada Çomo dhe stërgjyshes Luljeta Bozo nuk vlen më, por, gjithsesi, Baraj, bëri dje atë veprim që duhet të kryente vite më parë, apo edhe në mars 2017, kur Rama, përmes “shëndetësisë falas” i vrau vëllain, Sokolin.

Besnik Baraj ishte ndër të vetmit deputetë që merrte urbanin për të lëvizur dhe nuk gjen asgjë të pamoralshme në figurën dhe staturën e tij, ndaj edhe në letrën e lamtumirës politike, si askush tjetër, shkruan se: “Sot ka mjaft të rinj të përfshirë apo që aspirojnë të përfshihen në politikë. Do uroja që tek ta të kultivohen tre elementët që përmenda, ndershmëria, idealizmi dhe profesionalizmi. Rendja pas fitimit, pasurimit abuziv është tipar kompromentues i shoqërisë tonë…”.

Por në dy mandatet e fundit ai u bë pjesë e qeverisjes kriminale dhe të korruptuar, duke votuar për të, duke shkelur mbi veten e duke heshtur edhe kur ajo i merrte jetën e vëllait.

Besnik Baraj, arratisja e vonuar nga kazani i plehrave

Sokol Baraj ndërroi jetë tragjikisht më 11 mars 2017, sepse ambulanca nuk kishte një pajisje normale. Ish-zv/Ministri i Brendshëm dhe ish-Drejtor i Përgjithshme i Policisë pësoi atak kardiak në banesën e vjetër, në zonën e ish-Bllokut, vetëm disa qindra metra larg Urgjencës së Tiranës, pranë stadiumit “Selman Stërmasi”.

Mjekët erdhën shpejt, por duarthatë. U mungonte defibrilatori që bën masazhin elektro-kardiak. Nisën t’i bënin CPR (masazhin kardiak me duar). Vëllai deputet ndodhej aty dhe i pafuqishëm u përgjërohej mjekëve ta shpëtonin, por ata e kishin të pamundur, siç duket edhe nga ky dialog:

Besnik Bare: Ju lutem bëni diçka se po na vdes vëllai.

Mjeku: S’kemi çfarë t’i bëjmë, ja po i bëjmë masazh kardiak.

Besnik Bare: Ju lutem se do na vdesë vëllai, bëni goditje elektrike.

Mjeku: Me çfarë t’ia bëjmë s’kemi, s’kemi…

Besnik Bare: Po merrni monitorin. Atë të riun që ju kanë sjellë.

Mjekët: Nuk kemi monitor.

Bare: Nuk keni monitor defibrilator?

Mjekët: Jo zotëri, nuk kemi.

Besnik Bare– Po ky po jep shpirt…

Besnik Baraj u pajtua me fatkeqësinë dhe qëndroi edhe 4 vite të tjera në bandën e Rilindjes. Por një vit përpara fatkeqësisë familjare ai kishte shkelur mbi veten, kishte lëpirë atë që kishte pështyrë. Ishte bërë avokati më i fortë i importimit të plehrave nga jashtë, biznesit që Edi Rama sot e vijon me mbjelljen e inceneratorëve kudo nëpër Shqipëri.

Në shtator 2016, gjatë diskutimeve në Kuvend për importin e mbetjeve urbane, Besnik Baraj ndryshonte qëndrim nga viti 2011 kur PS ishte në opozitë. Nëse atëherë shprehej “Jo importit të plehrave të Napolit, pa pastruar plehrat e Shqipërisë” dhe se “ne kemi aq plehra në vend sa të furnizojmë kapacitetet ricikluese ekzistuese”, 5 vite më pas deklaronte se: “këto kapacitete nuk ekzistojnë dhe nevojitet importim i plehrave për të plotësuar nevojat dhe kërkesat e industrisë ricikluese”.

E mbronte deri në fund planin e Ramës duke thënë se nuk kishte më asnjë rrezik pasi “Shfuqizohet neni 22 që linte të hapur importin e mbetjeve për qëllime djegie”, kur në vitin 2021 buxheti vetëm po financon PPP-të e tre inceneratorëve.

Ligji për importin dhe riciklimin e mbetjeve u miratua në parlament, pavarësisht kundërshtive e protestave të shoqatave ambientaliste dhe shoqërisë civile, me votat e 63 deputetë të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Në përfundim të asaj seance të turpshme, ish-deputeti i PS-së, Ben Blushi ftoi qytetarët të shkruanin emrat e deputetëve që votuan pro ligjit të importit dhe riciklimit të mbetjeve në koshat e Tiranës dhe emri i Besnik Barajt ishte bashkë me kolegët e plehrave: Edi Rama, Eduart Shalsi, Taulant Balla, Petrit Vasili, Alfred Peza, Erion Veliaj, Namik Kopliku, Namik Dokle, Sadri Abazi, Besnik Bare, Bashkim Fino, Gramoz Ruçi, Ilir Beqaj, Fidel Ylli…. Një njollë turpi që Baraj do ta ketë mbi shpinë, edhe pse jashtë politikës aktive./Burimi Shekulli

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore