Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Mendimi im

Ben Bajos nuk iu gjet një mik si vetja, turp për këtë vend që melhemet...

Ben Bajos nuk iu gjet një mik si vetja, turp për këtë vend

Zemra e kujt e njohu u copëtua. Po kaq. Nuk e ndihmuam dot të fitonte. E lamë pa përpjekje në krahët e vdekjes. Ben Bajo na la. Biçikleta e tij e vjetër nuk do rrëshqasë më në nxitimin e heshtur drejt Ateliesë.

Ben Bajo nuk është më. Do na mungoje përshëndetja e tij me njërën dorë mbi timonin e shkujdesur të biçikletës.

Ditëve tona do u mungojë siguria që, për fat, kemi një mik të mirë me zemër të madhe, është Ben Bajo. Sepse ai nuk është më dhe bashkë me të nuk është më siguria e mikut të mirë, atij që të gjendet në orën tënde të vështire.

Atij nuk ju gjend një mik si vetja e vet, që të jepte pa pritur të merrte. Që gëzohej kur të jepte, por gjithmonë harronte të merrte.

Po ky ishte njeriu i rrallë Ben Bajo. Por ndoshta i tille ishte vetëm për ata që patën fatin ta njohin. Them ta njohin vërtet, jo thjesht të shfaqen sikur e njohin.

Por nëse flasim për skulptorin Ben Bajo, këtu duhet folur ndryshe. Ben Bajo skulptor është pasuri e rrallë kombëtare. Kush e di sa vjet do i duhen kësaj tokë të nxjerre një tjetër si ai.

Beni, skulptor ishte diamant nga ata që dalin rrallë në drite, nga ata që e bëjnë një vend më të pasur.

E pra, ai skulptor nuk është me dhe kjo e bën Shqipërinë tonë akoma më të varfër. Turp për këtë vend, që melhemet i përdor për të shëruar dallkaukët që mbijnë për 24 orë 140 cope përnjëherë.

Kaq të shumte sa nuk mbetet kurrë ndonjë karrige bosh, në balluke të ngjyera apo me kaçurrela prej ëihskey. Mbijnë sa hap e mbyll sytë. Për ata kjo tokë ka plot melheme, i shëron brenda e jashtë vendit dhe i paguan me flori.

Po për Ben Bajo skulptorin, që nuk e bën më nena kushedi për sa dekada, për atë nuk pati asnjë melhem, nuk mbeti asnjë kacidhe për të tentuar të fitonte mbi vdekjen.

Ben artisti i madh, Beni i ateliesë plot, Beni i ekspozitave të vetme të skulpturës në këtë vend të zhuritur për të bukuren, nuk është më.

Iku, pa na qortuar për çfarë jemi, por duke na vënë përpara pasqyrën të shohim vetë çfarë jemi. Natyrisht, nëse do të jemi ende në gjendje ta dallojmë.

Por zemrën arrite të na e copëtosh Ben, o njeri i madh, o artist i madh. Të paktën mundemi të ndjejmë dhimbje dhe mungesë. Ike, por le plot vepra të jashtëzakonshme, ca në shtëpitë tona, ca në sheshe qytetesh.

Dikush përmend monumentet që do i gëzoje qyteti. Unë dua të përmend dy tëe jashtëzakonshmet dhe që mund t’i bëje veç ti: portreti “Era” dhe “Shëtitje në park”.

Të dyja dedikuar ndjenjës tënde atërore, shpirtit tënd dhe vajzës tënde të vetme. E cili baba ka qenë në gjendje t’i japë bijës një xhevahir si këto? Askush veç teje, o i madhi Ben Bajo!

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore