
Agjencia greke e lajmeve ANA njofton në 8 janar se ministri i jashtëm grek Nikos Dendias zhvilloi bisedime me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama për marrëdhëniet dypalëshe, për perspektivën europiane të Shqipërisë dhe për zhvillimet e fundit në rajon.
Një protokoll absurd dhe një sjellje diplomatike asimetrike fyese. Ç’punë ka kryeministri shqiptar të shkojë në Ministrinë e Jashtme Greke dhe të zhvillojë atje bisedime dypalëshe me ministrin e jashtëm grek, kur homologu i tij në bisedimet duhet të jetë kryeministri grek?
Si guxon ministri i jashtëm grek Nikos Dendias, që kërkon dhe zhvillon bisedime telefonike për marrëdhëniet dypalëshe me kryeministrin shqiptar në 5 janar 2021 dhe ky pranon të bisedojë, në një kohë që qysh nga 31 dhjetori i vitit 2020 homologe e Dendiasit dhe ministre e jashtme e Shqipërisë është Olta Xhaçka.
Si pranon kryeministri shqiptar këtë disnivel bisedimesh dhe asimetri fyese nga shteti fqinjë? Kryeministri shqiptar mund të pranojë të zhvillojë bisedime me sekretarin amerikan të shtetit Pompeo ose me ministrin e jashtëm rus Lavrov, por kurrsesi të ulë nivelin e postit kryeministror me ministrin e jashtëm grek.
Asimetria e nivelit të bisedimeve tregon se si do t’i nënvleftësojë Greqia çështjet e hapura me Shqipërinë.
Me sa duket kryeministri shqiptar e kishte harruar dinjitetin në Vlorë.

10 debate dhe votim i fshehtë për zgjedhjen e kreut të CDU
Historia e plotë >
Merrni shembull nga Kosova, boll e masakruat arsimin në Shqipëri!
Historia e plotë >
Pse opozita e Albinit, është më pranë fitores se opozita e Lulzimit?
Historia e plotë >

Reflektim mbi sistemin e aksesit në drejtësi
Historia e plotë >
Pse kaq mllef kundër Turqisë?
Historia e plotë >
Rinia Shqiptare dhe BE-ja
Historia e plotë >

Çfarë do të ndodhë tani me Mike Pence?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Ja të 17 dekretet e Biden që do të firmosen sot për të zhbërë epokën Tru...
Historia e plotë >
'Rama deklaroi qartë se kemi të drejtë'/ Mitsotakis: Pas katër muajsh, d...
Historia e plotë >
Reshje shiu e dëbore, ja si parashikohet moti në ditën e fundit të vitit

Studimi me 6 masa i Akademisë/ Shqiptarët të kërcënuar nga Covid: Të mbyllen këto shërbime urgjent

"Shkencëtarët shumë pranë trajtimit të COVID"/ Mjeku jep lajmin e madh: Proteina mrekullibërëse gjendet tek…
Biznes

Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >

Risku nga katastrofat, BB: Tërmeti dhe COVID-19 çojnë varfërinë 8 vite pas
Historia e plotë >
