Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Mendimi im

"Asgjë e re dhe inspiruese nga listat, Basha u tall dhe e ktheu PD në biznes dhe për 10 vite"

"Asgjë e re dhe inspiruese nga listat, Basha u tall  dhe e ktheu PD

Ne bis in idem! Është parimi “jo 2 herë mbi të njëjtën gjë”... Parim dhe i së drejtës nga rrjedh parimi i “gjësë së gjykuar”... Lumi nuk kalon 2 herë në të njëjtin vend - është shprehja e vjetër. Lexova Listën e PDsë..... m’u duk po aq “fituese” sa ajo e 2017.

Teksa, Topalli, në 2 muaj parti, përbën risinë e këtyre zgjedhjeve me një ansambël profesorësh, intelektualësh, të rinj e të rejash të shkolluar në Perëndim, duke respektuar kërkesën e publikut për ekspertizë, qytetari e ndryshim....

Teksa, një Ramë i lodhur e i konsumuar, kthen përmbys gjithë PS-në, vë “në fije të perit” gjithë “të sigurtët”, që të lodhen nëse duan mandat, që dëshmon ambicien, nervin, energjinë për të fituar “me çdo kusht”.....

Basha, pasi mori “të rrëzuarit” e Komisionit Nishani-Ruli, pasi gënjeu se deputetët do t’i zgjidhnin demokratët, pasi u tall me gjysmën e Kryesisë, përsëri në 12 të natës, nxori Listën e vet. Hoqi disa, vuri disa...Por ASGJË E RE! Asgjë inspiruese, që të ngjall shpresë, që “s’ke ç’i thua”....

Emra të ndryshëm, zëri i njëjtë....ai i Kryetarit. Kjo Listë është “gjë e gjykuar”! Zgjedhësit e kanë “gjykuar” një herë në 2017!

Asnjë çudi për mua e të tjerë: Basha, përveçse përtac, si çdo trashëgimtar që i lihet pasuri e madhe, as nuk di, por as nuk do! Ai bëri partinë e vet, që i duhet ta ketë biznes dhe për dekadën tjetër!

*Ish-anëtare e Kryesisë së PD

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore