Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Mendimi im

Anti rryma/ Virulenca e rrezikshme e njëzëshmërisë

Anti rryma/ Virulenca e rrezikshme e njëzëshmërisë

Tash e 20 muaj rresht jemi përmbytur nga një rrebesh sloganesh: një virus i paparë, një pandemi si asnjë tjetër, një frikë, një masë, një vaksinë, njëkurë, një mendim, një konsensus, një institucion shëndetësor, një grup ekspertësh, një palë statistika, jemi një, reagojmë si një, etj.Disa sllogane janë oksimorone si “distanca sociale”;disa vijnëme antifraza “Kujdes po, panikë jo!”; disa bartin mesazhe subliminale “Bashkë ia dalim!”; ca të tjera janë ashiqare orwelliane “të ndenjurit të ndarë, na bashkon”!

Mbrapa këtyre sloganave qëndron e stisur, e thurur dhe e imponuar nga lart poshtë një njëzëshmëri me tinguj të zhurmshëm e monoton. Virulenca e rrezikshme e njëzëshmërisë shfaq në mënyrë tejet shqetësuese simptomat e saj në tri segmente kryesore të shoqërisë: në shkencë me konsensus të pandehur, në politikë me vënien e një mase për të gjithë, dhe në shëndetësime një profilaksë të vetme: vaksinim masiv me imponim shtetëror. Të tërat në emër të mbrojtjes së shëndetit publik.

Njëzëshmëria ndjell vazhdimisht frikë,e amplifikon atë, orvatet ta injektojë në palcë, e përhap gjithandej përmes vektorëve të saj: masmedias, qeveritarëve dhe politikës; virusin e bën të na dëftohet me përmasa apokaliptike;   na zhytçdo herë e më shumë në një limbo gjendje. E, kur frika futet në palcë, mbulohet arsyeja, shushaten madje edhe mendarët, dhe bagëtizohen shumë prej masave së thjeshta.

Në shkencë

“Shkenca është mjet, e jo recetë e politikave ndaj Covid-19”

‘Unfollow the science’, Vinay Prasad, MD MPH

Politika, përmes llojlloj mjeteve propagandistike, e mvesh shkencën me autoritet duke ia pandehur asaj njëfarë konsensusi shkencor të paqenë për t’i përligjur me të pastaj masat drakoniane me pretekst të luftës kundër pandemisë.

Shkenca është një alamet ndërmarrje njerëzore, e cila nuk mund të reduktohet vetëm në ca slogane kakofonike politike. Shkenca nuk thërret në besim. Çdo punim shkencor i thërret shkenctarët o ta vërtetetojnë, o ta kundërshtojnë atë, jo ta pranojnë verbazi. Shkenca evoluon, ndodhet gjithnjë nëpunim e sipër. Duke qenëkështu, ajo nuk i ka të gjitha përgjigjjet e gatshme në çdo kohë dhe në çdo vend; nuk skalit të vërteta në shkëmbinj.

Michael Osterholm, ish këshilltari i Joe Biden për Covid-19, deklaronte: “Ende ndodhemi në epokë shpellash përsa i përket njohurive rreth viruseve: se si shfaqen dhe përhapen ata, si zënë filldhe si ndalen, dhe përse e bëjnë atë që e bëjnë.”

S’ka dyshim se shkenca është një mjet tejet i levërdishëm përmes të cilit artikulohen, peshohen, dhe përcaktohen dobitë dhe dëmete shumë dukurive dhe proceseve të ndryshme natyrore, mirëpo ajo moralisht nuk  mund të të urdhërojë kurrën e kurrës se çfarë duhet të bësh dhe çfarë nuk duhet të bësh nga se ajo nuk është vlerë-dhënëse.

Slogani “follow the science” (paso shkencën) është slogan bosh, dez orientues, nuk shpie gjëkundi, është një nga rrenat më të mëdha të kësaj pandemie, dhe një politikë inkoherente dhe prore e gabuar që nga fillimi, deklaron Dr. Vinay Prasad.

Prasad thotë se ky slogan ka marrë kuptimin,“pasoj vetëm të preferuarit e mi: qeveritarët, politikanët, politikat kundër Covid-19, profesorët elitar të cilët dinë të çojnë jetë në Zoom!” Përkundër dobive të mëdha e të shumfishta të shkencës, ajo gjatë pandemisë, vë në pah Prasad, ka dështuar – në mungesë të hulumtimeve të gjithanshme dhe rigoroze – në tri pika kyçe: lockdown dhe karantinime, maska (në veçanti maskimin e fëmijëve) dhe vaksinime masive me trysni shtetërore, sidomos te moshate reja.

Veç tjerash, ky sllogan, vëren Prasad, ka ngritur skenare tejet jo reale që nxisin dhe e rrisin ndjenjën e fajësisë dhe fajësimit: po t’i mbanim të gjithëmaskat, ky virus do të largohej; po t’i përmbaheshim të gjitha rekomandimeve  të institucioneve shëndetësore, pandemia do të tejkalohej; po t’i lanim të gjithë duart më shpesh, virusi nuk do të na godiste kështu; po të vaksinoheshin të gjithë, virusi do tëzhdukej; po ta pasonim të gjithë shkencën, punët do të venin shumë më mirë. Skenare të tilla jo reale shpërfillin qartazi njohuritëe gjertanishme të shkenctarëve rreth evoluimit të sëmundjeve respiratore dhe pandemive përgjatë shekujve, konkludon Prasad. 

Duke e pretenduar dhe imponuar politikisht konsensusin e paqenë shkencor për menaxhim të pandemisë dhe trajtim të Covid-19, janë margjinalizuar, censuruar dhe penalizuar si kurrë më parë shkenctarë dhe ekspertë me nam të shëndetësisë, të cilët kanë guxuar haptazi t’i shprehin shkencërisht mospajtimet e tyre dhe ta kundërshtojnë narrativën  zyrtare.

Për pasojë, është ngulfatur dhunshëm dhe përjashtuar qëllimisht nga diskursi, një debat mëse legjitim për krizën e tanishme – qoftë brenda qarqeve shkencore dhe mjekësore qoftë jashtë tyre. Biologu Bret Weinstein thotë se shkatërrimi i zërave mospajtues (destruction of dissent) brenda kontekstit të pandemisë, sidomos i atyre brenda shkencës, po e kthen përmbys atë që Noam Chomsky e quan fabrikim i bindjes (manufacture of consent).

Shkenca nuk ka autoritet, imazhi i saj është prore apolitik, si e tillë ajo thërret nëliri të mendimit, të mospajtimit, dhe ndodhet në kundërshti me çfarëdo lloj autoriteti politik a fetar.Megjithëkëtë shkenca nuk është e painfektueshme nga burokratizimi i skajshëm, monopolizimi, komercializimi, politizimi dhe korruptimi.

Së fundi, dy udhëheqës të rangut të lartë të FDA amerikane (Food and Drug Administration), Dr. Marion Gruber dhe Dr. Philip Krause dhanë dorëheqje si pasojë e presionit të vazhdueshëm politik që u vinte nga Shtëpia e Bardhë për aprovim të vaksinimit të fëmijëve dhe dozave përforcuese kundër Covid-19!Kurorizimi i shkencës me pushtet prodhon rezultate katastrofike, kjo është dëshmuar sa e sa herë në të kaluarën. Mjafton ta kujtojmë kërdinënë emër të shëndetit publik gjatë Rajhut të Tretë.

Në politikë

“Asgjë nuk është më e përhershme sesa masat e përkohshme të qeverisë". Robert Higgs, historian i ekonomisë

Filozofi dhe fizikani Matthew B.Crawford në esenë e tij ‘How science has been corrupted’ (Si është korruptuar shkenca) shpjegon se mveshja e shkencës me autoritetnga politika bëhet për dy arsye kryesore:

1. Për ta legjitimuar bartjen e sovranitetit prej organeve demokratike tek ato teknokratike,duke iu dhënë kësisoj pushtet të paprecedent ekspertëve;

2. Për ta imunizuar njëbartje dhe legjitimim të tillë kundruallkontesteve politike. Të tilla manovrime pastaj ua mundësojnë qeveritarëve e politikanëve vendimmarrës të skuten mbas tyre për vendime të gabuara e të dëmshme.

Publiku i frikësuar, thotë Crawford, për më shumë se një vit ka pranuar pasivisht shtrirjen e jashtëzakonshme të autoritetit të teknokratëve thuajse mbi çdo aspekt të jetës, prej nga vepron aktivisht ajo që njihet si“qeverisje nga emergjenca”, ku çdo kundërshtim të ndërhyrjeve të saj e cilëson “anti shkencë”!

Crawford me tone pesimiste paralajmëron se çështja e legjitimitetit politik të qeverisjes së teknokratëve do të ashpërsohet edhe më në vitet e ardhshme kur liderët politikë të nisin me të madhe thirrjet e tyrepër emergjencë klimatike që thuhet se kërkon transformim tërësor të shoqërisë!

Mirëpo edhe kur qeveritarët thirren në shkencë për masa dhe ndërhyrje ndaj pandemisë, ata në realitet thirren vetëm tek një numër shkenctarësh që kanë pikëpamje të caktuara – tek një mendim i institucionalizuar – të cilët rëndom problemin e pandemisë duket se e shohin ngushtësisht vetëm prej anës mjekësore e biologjike.

Është e pamundur të thirresh tek e tërë shkenca, sepse është e papërfytyrueshme të gjesh konsensus tek të gjithë shkenctarët për këtë, dhe të tjera çështje.

Njëzëshmëria në politikë solli “një masë për të gjithë” duke pandehur mbrojtjen e shëndetit publik, me ç’rast pasuan mbyllje (lockdown) dhe karantinime të njerëzve të shëndetshëm në një shkallë të paprecedent, të cilat ngjanë sikur me pas qenë të orkestruara në mënyrë sinkronike nga dirigjentë të padukshëm. Thujase u paralizua i tërë globi për disa muaj rresht. Suedia qe ndër ato pak shtete të cilat shmangen lockdown, dhe qe shpallur me verdikt mediatik varrezë masive– gjë që kurrë nuk ndodhi – për shkak të moskarantinimit.

Sot Suedia, e cila vetëm para pak kohësh ishte pa lockdown, pa distancë, pa maska, radhitet e 53-ta në botë për vdekshmëri nga Covid-19!

Lockdown dhe masat drakoniane u kundërshtuan ashpër prej shumë shkenctarëve dhe ekspertëve të shquar të shëndetit publik, më spikatshëm ata të Great Barrington Declaration(deklaratë të cilën e nënshkruan mbi 16 mijë shkencëtarë dhe ekspertë të shëndetësisë, dhe mbi 44 mijë punonjës tjerëtë kujdesit shëndetësor).  

Dr. Jay Bhattacharya i Standford University, ndër prijësit e Great Barrington Declaration, deklaronte se lockdown ishte gabimi më i madh që ishte bërë ndonjëherë në shëndetin publik. Përveç ekspertëve të shëndetësisë që kundërshtuan  masat drakoniane kundër pandemisë, u shquan edhe figura të tjera publike nga politikadhe drejtësia.

Jonathan Sumption, Lord Sumption, ish kreui Gjykatës Supreme të Mbretërisë së Bashkuar, ka qenë ndër më të zëshmit. Ajo që gjithsesi tërheq vëmendjen janë disa detaje tejet interesante që shpalos Lord Sumption rreth planifikimeve të pavarura – përgjithësisht në padijeni të publikut të gjerë – që kishin ndërmarrë qeveritëe shteteve  evropiane  kundër pandemive.

Pak para marsit të vitit 2020, tregon Lord Sumption, të gjitha qeveritë e vendeve demokratike bazuar në hulumtimet e tyre të vazhdueshme shkencore kishin hartuar politika kundër karantinimit të njerëzve të shëndetshëm në shtëpitë e tyre dhe mbylljeve të tërësishme në raste të pandemive të rënda, përfshirë dhe ato të koronaviruseve.

Lord Sumption në intervistat dhënë UnHerd Lockdown TV, The Spectator TV dhe gjetkë në kanalin YouTube veçon dy shtete në këtë drejtim: Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermaninë. Në Gjermani, instituti i mirënjohur Rober Koch kishte hartuar me vite politika kombëtare kundër pandemive, në të cilat nuk parashikohej assesi karantinimi i njerëzve të shëndetshëm dhe as masat drakoniane kundër pandemive. Politika këto të cilat ishin mbështetur edhe nga OBSH. Të njëjtat politika kishte hartuar me vite edheMbretëria e Bashkuar.

Parim kryesor i një planitë detajuar kombëtar të MB kundër pandemisë – i azhurnuar vazhdimisht që nga viti 2011 – ishte mos karantinimi i njerëzve të shëndetshëm dhe mos vënia e masave të rrepta ndaj pandemisë, krejt e kundërta e atyre çfarë shohim tash e njëzet muaj, pohon Lord Sumption.

 National Risk Registeri MB para marsit të vitit 2020 kishte parashikuar ardhjen e një patogjeni të rrezikshëm, i cili do të shkaktonte pandemi të sëmundjeve të organeve respiratore nga të cilat do të vdisnin brenda një kohe të shkurtër diku 750,000 njerëz në MB. Objektivi kryesor i planifikimit kundër këtij patogjeni, vijon Lord Sumption, ishte që jeta e përditshme të vazhdonte në mënyrë sa mënormale të mundshme, të izoloheshin vetëm të sëmuarit dhe shëndet-ligët, jo të shëndetshmit, dhe të shmangeshin me çdo kusht masat tjera të ashpëra. Këshillat e institucionit të njohur SAGE të Mbretërisë së Bashkuar shkonin mu përgjatë këtyre linjave, madje deri dy muaj para se të nisnin mbylljet e karantinimet masive të njerëzve të shëndetshëm.

Por të gjitha këto planfikime shumëvjeçare të shteteve, vijon tutje Lord Sumption, sikur u hodhën në bërllog kur Italia, e cila e pason Kinën diktatoriale, nis zbatimin e masave drakoniane kundër Covid-19, të cilën më pas e ndjekin si me rënie dominosh të gjitha shtetet tjera një nga një. Akoma më keq, paralajmëron Lord Sumption, duke e krijuar një situatë si kjo e pandemisë, duke sharruar kësisoj përditë e më shumë në totalitarizëm, dhe duke vënë tashmë precedent, qeveritë vështirë se do të heqin dorëaq kollaj nga masat e tilla shtrënguese me vaksinime të imponuara e ngujime të gjata të njerëzve të shëndetshëm, që deri para pak kohësh ishin moralisht të papërfytyrueshme, ligjërisht të papranueshme, shkencërisht të pa mbështetura, institucionalisht të paprotokolluara.

E gjitha për një virus i cili globalisht, prej fillimit të pandemisë deri para vaksinimeve masive në fund të marsit 2021, kishte përqindje të vdekshmërisë rreth 0.035%, ku më së shumti ishin goditur moshat e shtyera dhe personat me sëmundje përcjellëse.

Gjersa po shkruaj, Austria tashmë i ka vënë në lockdown qytetarët e saj të pavaksinuar, mbase edhe tërë vendin e tyre  për disa ditë rresht, duke ua hedhur krejt fajin të pavaksinuarëve për rritjen e rasteve ditëve të fundit!

Greqia është duke e shqyrtuar vënien e një dënimi të tillë, mbase edhe shtetet tjera evropiane. Mirëpo stigmatizimi i të pavaksinuarëve për përhapje të virusit dhe ndëshkimi i tyre është tërësisht i pajustifikueshëm, fakton shkenctari Günter Kampf në revistën prestigjioze shkencore The Lancet.  

Zëra gjithnjë në rritje alarmojnë se këto masa mbase janë vetëm një pergatitje për do tjera akoma më të rënda që do të pasojnë gjoja për menaxhimin e ndryshimeve klimatike, të cilat do t’u serviren publikut përmes asaj që në psikologjinë e sjelljes dhe në politikë njihet si Overton Window (Dritarja e Overton).

 Këto situata kumbojnë fjalët e historianit të ekonomisë, Robert Higgs që thoshte: “Asgjë nuk është më e përhershme, sesa masat e përkohshme të qeverisë”.  Ju kujtohet, e nisën vetëm me dy javët më kritike për ta sheshuar kurbën!

“Një masë për të gjithë” me mbyllje masive e karantinime të gjata të imponuara nga qeveritë duke u obsesionuar vetëm pas një virusi, duke pompuar qëllimisht frikë e panikënë emër të mbrojtjes së shëndetit publik, ia ka shkulur tërësisht vlerën ndërveprimeve të rëndomta e të përditshme njerëzore, ndërveprime këto që nuk janë vetëm një shtojcë e padomosdoshme n’vakt të lirë, por janë nevoja themelore njerëzore.

I ka shkelur me çizme dhe i ka kufizuar me kordon liritë dhe të drejtat më themelore të njeriut, gjithçka ka vën nën kontrolldhe mbikqyrje të rreptë të teknologjisë, ka reduktuar gati çdo gjë në nivel biologjik, njerëzit sikur i ka degraduar në shifra e statistika. Të  këtilla masa do të dridhnin në varr edhe George Orwell!

Veç tjerash, këto masa injorojnë tërësisht dëmet e rënda kolaterale shkaktuar sistemit shëndetësor, atij arsimor dhe ekonomik. Ekspertë të ndryshëm vlerësojnë se mbylljet dhe karantinimet kanë shkaktuar globalisht dëme dukshëm më të rënda shëndetësore dhe më shumë vdekje sesavetë virusi. Fatkeqësisht, shumica e tyre ngelin publikisht të injoruara, statiskisht të nënraportuara, bile edhe të paraportuara. Prolongimi i masave drakoniane kundër Covid-19 po godet gjithnjë e më shumë shëndetin e përgjithshëm të njerëzve, në radhë të parë atë mendor, po ua zbrazë xhepat qytetarëve, po e bën shoqërinë gjithnjë e më paraplegjike. Kjo gjendje e rëndë dhe e zymtë ka shkaktuar erupcion të madh paknaqësish e protestash masive gjithandej shteteve të shumta evropiane.

Në shëndetësi

“Vaksinimi kundër Covid-19 është para së gjithash çështje e shëndetit personal, jo e atij publik.”

Dr. Jay Bhattacharya, Standford University

Patogjeniteti më i rëndë i virulencës së njëzëshmërisë në shëndetësi manifestohet me vaksinim masiv përmes trysnisë shtetërore. Vaksinimi u proklamua kura e vetme kundër Covid-19me ç’rast u përjashtuadhe u censurua në institucione dhe rrjete sociale çdo diversitet mendimesh tjera legjitime shkencore që binin ndesh me të.

U tha se vaksinat e përshpejtuara dhe të imponuara janë mëse të sigurta dhe efikase, na mbrojnë nga infektimi dhe bartja e virusit tek të tjerët. Me to patjetër se do i kthehemi jetës normale, trumbetonte njëzëshëm proklamata; askush s’guxonte të kundërshtonte a të dyshonte. Mirëpo për pak kohë doli fare e kundërta. Jetës normale s’iu kthyem; agonia s’mbaroi; lakorja s’u rrafshua; imponimi i masave s’u ndal!

Përkundër trysnive të ndryshme shtetërore, ligjërisht çdo qytetar i Republikës së Kosovës ka të drejtë të vetëvendos për vaksinim. Kjo e drejtë i garantohet pikësëpari me nenin 26 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (paragrafet 1-4), kurse ndërkombëtarisht me Rezolutën e Këshillit të Evropës nr. 2631 të datës 26 janar 2021 (7.3.1 dhe 7.3.2), dhe me Kodin e Nurembergut.

Vaksinimi me trysni shtetërore,  sipas njohësve të së drejtës, bie në kundërshtim me nenin 23 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenin 20, paragrafi 1 i Ligjit nr. 2004/38 për të drejtat dhe përgjegjësitë e qytetarëve për kujdesin shëndetësor.  Duke i vënë përditë nën presion të vaksinimit, qeveria kësisoj ua ka vështirësuar funksionimin normal ditor qytetarëve, të cilët nuk dëshirojnë, për njërën, apo arsyen tjetër të vlefshme, të vaksinohen.

Përtej mendimit të institucionalizuar shtetëror për vaksinim me trysni shtetërore kundër Covid-19– ku çdo ditë e më shumë po ulet mosha e vaksinimit –ekzistojnë edhe dy mendime tjera shkencëtarësh dhe ekspertësh të njohur, ani se të margjinalizuara mediatikisht:

- Mendimi i dytë: Vaksinohen kundër Covid-19 vetëm grupet e rrezikuara dhe moshat e caktuara, rëndom moshat e shtyera. Shteti nuk ndërhyn me vaksinim të detyruar të popullatës, por ndërmerr fushata të ndryshme vetëdijësuese.

Qytetarët moshë-rritur vaksinohen me vetëdëshirë, pa imponim shtetëror. Ky është mendimi i një numri të madh shkenctarësh eminent me bindje të ndryshme politike. Ndër ta, pjestarët tashmë të famshëm të asaj që njihet si Great Barrington Declaration (Deklarata e Barrington):Dr. Martin Kulldorf (biostatisticien nga Harvard University, SHBA), Dr. Jay Bhattacharya (epidemiolog nga Stanford University, SHBA), Dr. Sunetra Gupta (epidemiologe dhe imunologe në Oxford University, MB), nobelisti Dr. Michael Levitt (biofizikan dhe profesor i biologjisë strukturore në Standford University, SHBA), dhe një mori emrash të tjerë shkenctarësh eminentsi Dr. John Ioannidis, Dr. Monica Gandhi, Dr. Vinay Prasad, Dr. Tess Lawrie, Dr. Carl Heneghan drejtor i Center for Evidence-Based Medicine të Oxford University dhe kryeredaktor i buletinit të njohur shkencor BMJ Evidence-Based Medicine, biologia e shquar Heather Heying, biologu Bret Weinstein, e shumë të tjerë.

Shpresdhënës mbetet fakti se një numër shumë i madh shkenctarësh dhe ekspertësh që janë pro vaksinimit, janë gjithashtu kundër imponimit shtetëror të vaksinimit. Hipotetikisht, pohojnë këtashkenctarë, do kishte raste kur imponimi shtetëror i vaksinimit do të arsyetohej, mbase do të arrihej edhe një konsensus i plotëshkencor për të, ama Covid-19 ngelettejet larg asaj gjendjeje.

Në aso rastesh, thonë ata, do të ishte një gjendje fare e ndryshme nga kjo e sotmja, dukshëm më e rëndë se kjo e jona, do të kishim tjetër vaksinë, dhe s’do të ishin këto autoritete shëndetësore që janë sot!

- Mendimi i tretë (me margjina të pafiksuara prej të mësipërmit): Vaksinohen kundër Covid-19 vetëm kategoritë më të rrezikuara me vaksina më konvencionale, por jo me vaksina të cilat gjenden në faza eksperimentale!  Vaksinimin e kategorive tjera,sidomos atë të fëmijëve, moshave të reja dhe mesomoshave, duhet shmangur ngase ka mënyra të tjera imunizimi kundër Covid-19, siç janë bie fjala antitrupat monoklonalë, institucionalisht të aprovuar për trajtim të Covid-19, pastaj imunizimi natyral, etj.

Dr. Robert Malone(ndër shpikësit kryesor të terapisë me mRNA) para pak kohësh deklaronte se janë mbi 20 studime shkencore, me rishikim profesional (peer-reviewed) të cilat vërtetojnë se imuniteti natyral të mbron më mirë, është më i fuqishëm dhe më jetëgjatë sesa vaksinat. Ato tanimë janë shumëfishuar, Brownstone Institute rishtazi ka radhitur mbi  96 studime të tilla të cilat po ashtu vënë në dukje se imuniteti natyral dhe imunizimet tjera janë dukshëm më efikase, sesa vaksinat e përshpejtuara eksperimentale kundër Covid-19.

Përkrahësit e këtij mendimi janë një grup jo i vogël shkenctarësh e profesionistësh, ndër më të spikaturit nënshkruesit e asaj që njihet si Deklarata e Romës nga Samiti Global i Covid (Global COVID Summit):Dr. Robert Malone,Dr. Geert Vanden Bossche, Dr. Peter McCullough, dhe një mori figurash të shquara, si Dr. Knut Wittkowski, mikrobiologu Sucharit Bhakdi, Michael Yeadon, Dr. Vladimir Zelenko, i cili njihet për shërimin e ca burrështetasve dhe shumë figurave tjera të profileve të larta nga Covid-19dhe për zhvillimin e “protokolit zelenko” në trajtim të Covid-19.

Në vend të vaksinimit me trysni shtetërore, këta profesionistë, si dhe ata të mendimit të dytë, propozojnë koncepte më fundamentale, “kujdesin e fokusuar”, d.mt.th.qasje të individualizuara dhe të personalizuara, të cilat prej kohësh janë provuar dhe dëshmuar praktikisht dhe teorikisht të jenë shumë më efikase dhe më të sigurta sesa një masë për të gjithë. Pra shikuarshkencërisht dhe etiko-moralisht, vaksinimi mbetet çështje e shëndetit personal,  jo e atij publik.

Katër janë kundërshtimet kryesore që kanë hedhur shkenctarët e mendimit të dytë, gjegjësisht të tretëndaj vaksinimit masiv me trysni shtetërore:

- Vaksinat e tanishme kundër Covid-19, të cilat ende ndodhen në fazën eksperimentale, nuk janë efikase në parandalimin e infektimit me virus, vdekjeve nga infektimi me virus, nuk e ndalin përhapjen e tij, siç deklaron sot edhe kreu i OBSH, dhe shkaktojnë dëme të shumta anësore. Dëshmi konkrete për këto shkencëtarët marrin Izraelin, Singaporin, Xhibraltarin, Islandën, Danimarkën dhe shtete të tjera që kanë përqindje tejet të lartë të të vaksinuarve.

Vaksinat mRNAqë konsiderohen terapi gjenetike, dhe të ngjashmet me to – me të cilat,siç deklarojnë shkenctarët, po eksperimentohet globalisht në një shkallë të paprecedent – duhet të ndalohen rreptësisht për shkak të dëmeve të rënda dhe të paparashikueshme që ato lënë në trupin e njeriut. Rrjedhimisht ato nuk mund të imponohen nga shteti si masë e vetme profilaktike kundër virusit.

Dr. John Ioannidis nga Stanford University, ndër figurat më të shquara të fushës, ka publikuar rishtazi një punim të detajuar shkencor ku, mes tjerash, alarmon për rreziqet dhe dëmet e paparashikueshme të vaksinimit masiv kundër Covid-19 të fëmijëve dhe moshave të reja – bazuar në gjendjen e deritanishme epidemiologjike. Konkluzione të ngjashme shkencore nxjerrin edhe ekspertë të tjerë të fushës që gjithashtu tërheqin vërejtjen për pasojat e rënda shëndetësore që shkakton vaksinimi i fëmijëve dhe moshave të njoma!

-    Dëmet e menjëhershme shëndetësore, ato afatmesme dhe afatgjatë që mund të vinin si pasojë e vaksinimittë shpeshtë masiv me imponim shtetëror i cili do tëmund të ndodhte dy herë, ose të paktën njëherëçdo vit, bazuar në atë çfarë tashmë përflitet në disa institucione shëndetësore e farmaceutike botërore se virusi do jetë këtu me ne përgjithmonë, ashtu si dhe vaksinimi kundër tij!

- Vaksinimi masiv kundër Covid-19 shpie në mutacione të shpejta të koronavirusit. Dr. David Nabarro, i dërguari special i OBSH-ës për Covid-19, rishtazi deklaroi për CNN amerikane: “Me shumë gjëra qëende s’i dimë për koronavirusin, përdorimi i vaksinave si armë krysore kundër Covid-19 mund të na shpinte tek varientet e reja. Ky lloj vaksinimi (vaksinimi masiv në shkallë globale) nuk është bërë kurrë më parë, dhe do të ishte vërtet strategji jo e duhur për t’u ndërmarrë”.

Dr. Geert Vanden Bossche ka faktuar gjithashtu shpërthimin dhe përhapjen e varianteve të reja të koronavirusit si pasojë e vaksinimeve masive.

- Një mori pikëpyetjesh, paqartësishe panjohurish:përkufizimi “plotësisht i vaksinuar” me dy doza kundër Covid-19 tash ka ndryshuar në “tri doza”, madje edhe “i pavaksinuar” pavarësisht dozave të shumfishta! Kur konsiderohet një njeri plotësisht i vaksinuar, pas cilës dozë; pas sa kohësh arrihet imunizimi?

- A arrihet imunizimi i plotë dhe më jetëgjatë ndaj Covid-19, nëse po, kur ndodh dhe si ndodh kjo? Po gjysëm imunizimi?

Qartazi, trysnia shtetërore për vaksinim masiv nuk ka baza të qëndrueshme shkencore, vaksinat nuk kanë të njëjtin efekt për të gjithë dhe s’janë as të sigurta dhe as efikase ashtu siç pretendohet.

Në bazën e të dhënave zyrtare të CDC amerikane (Centers for Disease Control and Prevention) për efekteanësore të vaksinave kundërCovid-19deri me 7 nëntor, 2021, janë raportuar: 2,725,582 efekte të dëmshme në 634,609 raporte përkatëse, përfshirë 8,284 vdekje, 9,726 rreziqe të drejtpërdrejta jete, 9,580 invaliditete të përhershme, 363 anomali kongjenitale, 38,818 hospitalizime, 79,615 vizita në qendra emergjente dhe 121,100 vizita të tjera mjekësoresi pasojë e vaksinës.

Kurse në bazën e të dhënave VigiAccess të OBSH-ës deri me datën 20.11.2021 figurojnë këto efekte anësore të vaksinave kundër Covid-19 të nxjerra prej 2,528,564 raportimeve: çrregullime të përgjithshme 1,522,742, çrregullime të sistemit nervor 1,072,758, çrregullime psikiatrike 119,300, dhe shumëtë tjera.

Pra këto janë vetëm rreziqet e pakta që deri më tani vijnë prej ca raportimeve të cunguara. Askush s’i di pasojat, të cilat mund të shfaqeshin pas një viti, pas pesë apo dhjetë vitesh nga vaksinat kundër Covid-19. Përderisa është akt i duartrokitshëm burrnie  që secili njeri ta merrte individualisht përsipër rrezikun e vaksinimit për t’i mbrojtur të tjerët, është e pamoralshme që njërit t’i imponohej pranimi i rrezikut të vaksinimit për ta mbrojtur tjetrin; e lëre më t’i imponohej doza e tretë, ekatërt, e kështu me radhë! 

Përmbyllje

Njëzëshmëria na solli imunitet, ama atë ia dhuroi vetëm Big Pharma-s me të kaluar kriminale; e imunizoi atë prej çdo përgjegjësie ligjore për eksperimentet  e saja ku njerëzit i ka shndërruar globalisht në kavie; brenda natës e shpalli shpëtimtare të mbarë njerëzimit.

Teknokratëve  të saj ua veshi pelerinën e shenjtorëve, vaksinën e bëri ujë të bekuar, shpimin me të pagëzim. Po i kundërshtove mbylljet, karantinimet,  maskat, dhe narrativën mainstream, të shkrepet dogmatikisht në fytyrë sllogani bajat “follow the science”! Shpallesh në realitet dhe dixhitalisht kovidiot, mohues i virusit, vetjak kokëkrisur, vrasës i gjyshërve ei pleqëve, anti-vakser, konspiracionist.

Kundërvënia ndaj vaksinimit masiv – pavarësisht brengave shëndetësore dhe mbështetjes në prova të shumta shkencore – konsiderohet herezi, grish lëçitje a internim në luginën e leprozëve.

Virulenca e njëzëshmërisë ndjelli dhe përhapi vetëm një frikë: atë ndaj virusit dhe vdekjes prej tij, teksa i mbuloi dhe degdisi frikërat, brengat dhe vdekjet tjera; e bëri gati të pamoralshme të flasësh për to.

Bëri të harrohet se të jesh i shëndetshëm nuk do të thotë vetëm të mos infektohesh me koronavirus; bëri të injorohet se në jetë ka më shumë gjëra kuptimplota sesa të mos vdesësh nga virusi; bëri që njerëzit ekapluar nga frika ndaj virusit ta përhapin pareshtur, bile më shpejt se virusin, gjendjen e tyre hipokondrike tek të tjerët dhe t’i luten e t’i përgjërohen nat’ e dit’ Leviatanit për t’iu gjetur derman; bëri që “qeverisja nga emergjenca”, duke e zmadhuar qëllimisht emergjencën, t’u mëshon fort me etatizmin e vet qytetarëve të saj të dërrmuare kështu të futet përditë e më shumë në ato çfarë disa autorë i quajnë pazarllëqe hobsiane: ju mua të drejtat e lirinë, e unë juve sigurinë!

Zoti, Krijuesi i Plotfuqishëm i ka krijuar dhe begatuar trupat  tanë me fuqi, imunitete dhe metabolizme të ndryshme. Secili organizëm, me të gjitha tiparet që gëzon, reagon ndryshe prej tjetrit gjatë përballjes me mikrorganizma të shumtë, sëmundje e infektime të ndryshme, barna dhe ilaçe të lloj-llojshme, ndaj një masë për të gjithë e imponuar nga shteti me intervenime jo farmakologjike ose ndryshe, s’është aspak zgjidhja e vetme e duhur. Përkundrazi, të tilla ndërhyrje çojnë në dëme të pariparueshme kolaterale.

Ndryshe nga një masë për të gjithë, virusi diskriminon. Jo çdokush vdes prej tij, jo çdokujt që i bie dëmtohet; ky është një realitet objektivishti vërejtshëm, empirikisht i testuar. E vetmja rrugëdalje prej kësaj krize është që secili prej nesh, i vetëdijshëm për gjendjen e tij shëndetësore, të marrë përsipër vlerësimin e rrezikut; të ketë reagim të matur ndaj situatës, jo neglizhim a nën reagim, por as mbireagim siç është imponuar deri më sot institucionalisht.

Të mos ua vëmë veshin ekspertëve të korruptuar, kushdo qofshin ata, kudo qofshin ata, atyre ekspertëve që ia kanë shitur shpirtin dreqit me “marrëveshje fauciane”. Jo, ne nuk jemi të gjithë të infektuar dhe të sëmurë derisa të na vërtetoj të kundërtën 'Big Brother' që ka rënë në shtrat me Big Pharma!

Përkundër vragëve të thella që lë pas virulenca e shumpërhapur e njëzëshmërisë, masate  ashpra dhe vaksinimi masiv me imponim kundër Covid-19 mbesin dy gjëra për cilat nuk do të arrihet konsensusi i tufës, as ai i shkencës, asaj të mirëfilltës, ngase e korruptuara tashmë ka gdhendur verdiktet e saja nëpër shkëmbinj me të cilat po i godet si me meteorë disidentët.

Dhe përderisa shkenctarëve, ekspertërve dhe intelektualëve të tjerë që nuk po pajtohen me diktatet shtetërore po u mbyllet goja ashiqaredhe po u karantinohen mendimet, unë në vend të “follow the science” kam zgjedhur ta bëj “follow the silence”.

Aty ku njëmend bëhet shkencë, aty përfshihen dhe rrihen mendime të ndryshme, kurse aty ku ka vetëm propagandë, përjashtohen dhe rrihen ata që mendojnë ndryshe!

I pakarantinuari, Visar Zeka

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore