Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Mendimi im

A luajnë rol kockat në proceset antimoshë?

A luajnë rol kockat në proceset antimoshë?

Biologjia e njeriut e ka konsideruar skeletin kockor te trupit si nje skele mekanike qe sherbente per te mbajtur pjeset e tjera te trupit dhe realizimin e funksioneve levizore.

Studimet e viteve te fundit i konsiderojne kockat si organe vitale qe luajne rol te rendesishem ne rregullimin e nje sere funksioneve te tjera jetesore qe kane te bejne me kujtesen, oreksin, shendetin e muskujve, pjellorine, metabolizmin etj.

Ne fakt kockat prodhojne lende proteinike qe sherbejne si hormone, te cilat transportohen me gjakun deri ne organet e tjera shenje si muskujt dhe truri.

Sistemi skeletor e arrin pikun e tij ne moshen 20 vjec. Me von kocka fillon gradualisht te dobesohet, te behet me e thyeshme dhe te semuret nga osteoporoza.

Reduktimi i mases kockore shkakton dobesimin e muskujve skeletore, dobesimin e kujteses dhe funksioneve njohese te trurit.

Kockat prodhojne nje hormon qe quhet osteokalcine. Sa me e shendetshme kocka aq me shume hormon prodhohet dhe aq me te shendetshem jane muskujt dhe kapacitetet e kujteses.

Ushtrimet fizike nxitin prodhimin e hormonit osteokalcine e per pasoje edhe masen e muskujve dhe kapacieteve te trupit.

Shkencetaret po provojne te prodhojne molekula te ngjashme me hormonin osteokalcine, te cilat do te kishin efekt pozitiv ne luften ndaj plakjes.

Eksperimentet te minjte e moshuar kane dhene rezultate optimiste. Ku i dihet neser keto medikamente mund te kene efekte antimoshe edhe te njeriu.

A luajnë rol kockat në proceset antimoshë? A luajnë rol kockat në proceset antimoshë?

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore