
A ju thashë? Doli fjala ime, pse hajdutët në Shqipëri sot janë të mërzitur
I thashë të korruptuarëve të mëdhenj të korrupsionit shqiptar: nuk do të pushtohet Ukraina; por do të vritet Putini.
l.
Ja, sot Putin mavria po tërhiqet.
Por më qesharak nuk është Putini, por një komedi e plotë ishte gëzimi i madh i korrupsionit të lartë shqiptar.
Ne qeshnim me ta; se ata e dinë ende Rusinë superfuqi ushtarake që të bën gjëmën. Po paratë për luftë ku i ka? - pyesja unë.
L'argent fait la guerre (paraja bën luftën) na ka thënë Napoleon Bonaparti. Epra; ku do t'i gjente paratë Putin ziu!!! Por, korripsioni i lartë i Tiranës qe gjithë shpresë.
Ushtria ruse, "e mbaroi stërvitjen" tha Moska sot, duke tërhequr trupat nga rrethimi i Ukrainës. Komedi... por vjedhësit tanë janë të mërzitur.
ll.Dhe tani, mendoj se Putini do të jetë në vështirësinë që ai vetë i krijoi pushtetit të tij. Ai e zhyti Rusinë në fronin e tij; sepse, në dy dekada, krijoi për veten një fron monarkik për shumë arsye. Por historia na ka thënë që: përreth fronit gjëmon gjithmonë rufeja.
E pra; a do t'i gjëmojë rufeja Putinit pas këtij dështimi qesharak? Të shohim. Po mërzitja e korrupsionit të lartë shqiptar si do të vijojë? Kjo në fakt është komedi e krijuar nga të temburit e mëdhenj të Shqipërisë. Dhe, frika do të rritet.
Po korrupsioni i lartë shqiptar? Suksesi i Joe Biden -it me Rusinë do përshpejtojë spastrimin antikorrupsion në Ballkanin Perëndimor.
lll. Hajdutë kaq të trashë si këta tanët, rrallë se mund të gjesh. Sot janë të mërzitur.
Zotërinj; pasi mbaruat pritjen e Rusisë dhe të Serbisë në Shqipëri dhe në Kosovë me gëzim; tani filloni pritjen me ankth të SPAK-ut.
IV. Po SPAK-u, kur do të godasë sërish në Tiranë? Gjithçka varet nga politika amerikane. Kurse shqiptarët po presin. Goditja e korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri do të sjellë një vlerë të re për Amerikën në opinionin publik shqiptar. Dhe këtë duhet ta dijë politika amerikane... dhe kuptohet se ajo e di shumë mirë.
Pozicioni gjeografik i Shqipërisë ishte në përbërësit kryesorë të luftës që kërkonte të hapte Rusia kundër Ukrainës - kjo tani u shfaq botërisht. Dhe kjo është vlerë e rritur për shqiptarët.
Prandaj, kuptohet se eliminimi i korrupsionit të lartë shtetëror në Tiranë është një arsye politike e kohës; edhe për Shqipërinë, por edhe për politikën globale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Me eliminimin e korrupsionit të lartë në Shqipëri, e humbet shpresën edhe Moska edhe Beogradi kundrejt Shqipërisë. Prandaj, kjo kohë historike e kërkon të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur, eliminimi i korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri.


Këshilli i Lartë Gjyqësor shkeli ligjin në dëm të qytetarëve
Historia e plotë >
A është ky fundi i Boris Johnson?!
Historia e plotë >
Fitore apo dorëzim? Ja cilat janë synimet e vërteta të Putin dhe Zelensky-it
Historia e plotë >
Pse është trembur Saliu nga presidenti i zgjedhur rishtas Bajram Begaj?
Historia e plotë >
Do kemi një president apo një yzmeqar?!
Historia e plotë >

Berishën do të vijnë helikopterët e SHBA ta marrin
Historia e plotë >
Rruga më e shpejtë drejt paqes në Ukrainë
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Vetëm me 200 lekë në xhep, SPAK “shkund” ish-kryebashkiakun e Dibrës...
Historia e plotë >
Ulet nafta/ Bordi vendos çmimet e reja, ja sa do kushtojnë karburantet n...
Historia e plotë >
VIDEO/ Policia nxjerr “tmerrin” e shoferëve në rrugë, ata që s’respektojnë këmbësorët në vizat e bardha e pësojnë keq

Vala e re e pandemisë në vjeshtë? Ekspertët hapin alarmin, jemi drejt rikthimit të ...

Polemikat për provimin e biologjisë/ Publikohen rezultatet: 59 maturantë ekselentë, ja sa ngelësa janë
Aktualitet




