Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Mendimi im

A duhen njoftuar vdekjet  në Facebook?

A duhen njoftuar vdekjet  në Facebook?

Gjithnjë e më shumë, sidomos gjatë pandemisë, sapo hap Facebook ndesh njoftime për ndarje nga jeta të njerëzve që i njeh, familjarëve të tyre,  të njerëzve që nuk i njeh, njerëz publik apo individë krejt të panjohur!

A është Facebook platforma e duhur për lajme të tilla? A duhet që një lajm të hidhur për mua ta lexojnë 50, 500 apo 5000 "miqtë" e mi në Facebook?

Facebook të ndihmon se e përçon me shpejtësi lajmin, por në anën tjetër ngre pikëpyetje për mënyrën si duhet të veprosh?! T'i japësh like?! Të shkruash ngushëllime në publik?! Nëse këtë njoftim publik algoritmi fb nuk ta ka shfaqur a do të gjykohesh si njeri i pandjeshëm?!

Personalisht në Facebook nuk dëshiroj të ndaj lajme të hidhura, dhe nëse mësoj lajme të tilla ngushëlloj në mënyrë private duke shkruar ne Whatsapp apo thjesht mesazh!

Shqetësimin për njoftimin e vdekjeve në fb  e kam ndeshur shpesh këto javë. Ky është debat delikat. Por e vërteta është se krahas "lajmeve të këqija" që ndeshim në televizore dhe portale, parim me të cilin operon gazetaria, lajmet trishtuese po i ndeshim gjithnjë e më shpesh edhe në fb!

*Shkrim i marrë nga faqja sociale në Facebook

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore