
A do i njohë humbësi zgjedhjet e 25 Prillit?
A do i njohë humbësi zgjedhjet e 25 Prillit? Përgjigjen e kësaj pyetje, tashmë e di i madh dhe vogël në Shqipëri, nga mosha 3 vjeç dhe deri 100 vjeç:
Nëse humbet Rama do njihet rezultati, por nëse humbet Basha harrojeni se do njoh humbjen 12 vjeçare të shkaktuar nga numri 12.
Po pse Partia Demokratike e ka humbur të drejtën të kontestojë rezultatin e zgjedhjeve?
1- Partia Demokratike premtoi 8 vjet se nuk do hyjë në zgjedhje me “Edi Ramën kryeministër” dhe sot shkeli mbi këtë kauzë.
2- Partia Demokratike kishte 24 vite në dorë të riparonte sistemin dhe garantonte votëm e lirë por nuk e bëri.
3- Partia Demokratike braktisi kauzën e çadrës për “votimin elektronik”.
4- Partia Demokratike ka aleate kryesore LSI themeluesen e blerjes votave me para.
5- Partia Demokratike premtoi revolucion me bojkotin e 30 Maj për zgjedhjet lokale por nuk e realizoi.
6- Partia Demokratike ka 50% të komisionerve në KQV dhe KZAZ dhe numëron votat e saj.
7- Partia Demokratike ka në krah të saj Presidentin dhe Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve (shumicën dhe kryetarin e saj)
8- Partia Demokratike nënshkroi marrveshjen e 5 qershorit e lumtur se vota po garantohet.
9- Partia Demokratike nuk kërkoi në asnjë moment votat e 2 milionë emigrantëve.
Për këto arsye, nga sot mos mendoni se kush do fitojë zgjedhjet, por nëse humbësi do i njohë ato apo jo.
Sigurisht, ka vetëm një arsye që zgjedhjet mos njihen si rezultat. Dorëheqja e lë pa gjumë Lulzim Bashën. Sigurisht që do e kundërshtojë. Ai shkroi edhe libër që ti paraprijë rezistencës që mos largohet nga kreu partisë. I lëpihej në libër Sali Berishës. I kujtonte atij që ka refuzuar vrasjen e “babait”.
Kërkonte në librin e tij “Misioni im”, që ta fuste në borxh Berishën dhe ky të jetë gomonja që do e shpëtojë nga përmbytja e turpshme e 26 Prill.
Por shqiptarve nuk ka çfarë ju intetreson se kush do jetë kryetari i Partisë Demokratike pas humbjes. Ajo parti nëse humbet 12 vjet e ka humbur misionin e saj dhe është kthyer biznes sh.p.k i plakut Berisha. Le ta mbajnë edhe 30 vjet Lulzimin por nuk do lulëzojnë kurrë.
Shqipria ka nevojë për stabilitet. Dorëheqja e Lulzimit ndoshta do të vonoj.
Rezultati i zgjedhjeve nuk do njihet nga i mbaruari, por si zakonisht sytë do jenë nga Washingtoni dhe çfarë do thotë ambasadorja e SHBA.
Diplomacia amerikane sot paralajmëroi, që askush nuk mund ti rikthehet dhunës, dhe këtu ka parasysh ata të tre që 25 qershori do i nxjerrë nga politika për gjithmonë: Berisha-Basha-Meta.
S’kanë rrugë tjetër veç rrëmujave. Do ju thonë elektoratit në datë 26 Prill: Do e rrëzojmë Ramën me protesta dhe do ketë zgjedhje të parakoshme.
Ndërkohë Monikën s’po e llogaris tek dorëheqjet, sepse ajo është gjysëm e gatshme për koalicionin e ri me fituesit.



Kur budallallëku vërshon jashtë çantës
Historia e plotë >
Një foto mes nesh…ca i hëngri toka, ca paraja
Historia e plotë >

Messi, ylli shqiptar në galaktikën kuqezi
Historia e plotë >

Një përgjigje zyrtarëve britanikë, që janë alarmuar nga "pushtimi" shqiptar
Historia e plotë >
Pse njerëzit tërhiqen kaq shumë nga personazhet e këqij?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Nga ‘Mushka’, ‘tymi’ dhe ‘çokollata’/ Zbardhet DOSJA e megaoperacionit t...
Historia e plotë >
Guroret në zonat e mbrojtura/ Cilat janë 6 kompanitë që iu pezullua akt...
Historia e plotë >
Cila monedhë po tregon forcim? Zbuloni me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro për ditën e sotme

Zbardhen rrugët/ Reshjet e borës në disa qytete të vendit, ARRSH: Ja akset që janë...

Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro sot? Çfarë ndodh me monedhat e tjera?
Aktualitet




Ishin pjesë e bandës së “skifterëve”, e pësojnë keq tre shqiptarët në Spanjë
Historia e plotë >