
10 pyetje miqësore për Vjosën që ngatërron qëllimisht traun e Kastratit, me kufirin Shqipëri-Kosovë
Unë e mbështes Vjosa Osmanin dhe ndoshta do isha i gatshëm ta votoja, por s’mund të hesht për gabimet e qëllimshme në shtetin amë.
Ajo “shkëlqeu” për një pjesë të shqiptarve të Shqipërisë jo për frymën patriotike, por sepse ja “dhjeu” Edi Ramës në mes parlamentit.
Kaq duhej, që mediat e opozitës shqiptare ta bënin heroinë.
Po ku gaboj Vjosa Osmani dhe askush nuk ja përmendi:
- Vjosa Osmani kishte 40 vjet që nuk kujtohej p?r varrin e xhaxhait të gjyshit të saj, por çuditërisht e futi në axhendë ditën që erdhi zyrtarisht si kryetare Kosovës. Shqipëria ka vite e hapur me Kosovën dhe Vjosa përpara se te lotoj për kolonel Vuçiternen duhet tu tregoj bashk-atdhetarve pse kurrë ne jete nuk u kujtua të sjell lule te varri i tij, por e mori dijeni këtë javë që nuk kishte varr. Kjo ishte një gafë që nuk mund ta bëj një kryetar shteti.
- Vjosa qëllimisht ngatrron traun 5 euro të Kastratit me traun e doganës që ndan Shqipërinë me Kosovën. Ajo foli dhe foli për traun e Kastratit, por heshti për traun e Kastriotve (ashtu siç e quan aleati i saj Albin Kurti)
- 5 vjet më parë trau 5 euro nuk egzistonte fare, por ne ishim të ndarë. Trau i Kastratit as na afroi dhe as na largoi, sepse ne na ndan Kufiri. Taks rruge kemi edhe në Tetovë por nuk janë taksat 2 euro që na ndajne me Shkupin.
- Ku ishte Vjosa Osmani dhe LDK kur ne bënim me dhjetra protesta për heqjen e kufirit Shqiperi-Kosove në Morinë?
- Pse Vjosa Osmani garoi për kryeministre e Kosovës për LDK dhe nuk e kishte program apo premtim heqjen e traut te kufirit Shqiperi-Kosovë?
- Vjosa Osmani takoi Sali Berishën i cili prej 3 vitesh është bojkotuar nga çdo ambasador dhe nga çdo kryetar shteti. Futja në axhend zyrtare e takimit me Sali Berishën i cili 4 vitet e fundit të vdekjes Rugovës i bojkotua edhe nga idhulli i Vjosës është i papranueshëm. Ibrahim Rugova nga viti 1995 dhe deri sa vdiq rrefuzoi ta takonte Sali Berishën.
- Nëse Vjosa takoi Berishën si ish-kryeministër atëhere mund takonte dhe Pandeli Majkon që si kryemnisteri që furnizoi me armë Kosovën.
- Vjosa Osmani deklarohet Rugov-jane por dhe aleate me Albin Kurtin. Këtu ka antagonizëm sepse Albini dhe Ibrahimin janë dy doktrina të kundërta dhe nuk mund luash me dy porta.
- Vjosa Osmani denoncon Shengenin-Ballkanik por hesht për Shangen-Shqiptar. Ajo nuk i kërkon qeverisë shqiptare heqien e doganave dhe kufirit.
- Vjosa Osmani në asnjë rast nuk përmend bashkimin Shqipëri-Kosovë.
- Vjosa Osmani kritikon Edi Ramën dhe b?n shumë mirë por hesht për Enver Hoxhën dhe ja fal gjakun e gjyshit që Enveri ja humbi varrin dhe ja hodhi eshtrat në lumë.
Vjosa Osmani i bëri disa vota elektorale personale në Shqipëri, por përvec dy trarve të Kastratit dhe Kastriotve që kemi në Kalimash dhe Morinë, ajo i shtoi edhe traun e rradhës.
Shqipëria dhe Kosova u larguan nga rrjedhja e Vjosës. Jo lumit nga buron emri i saj, por nga llumi i prrenjve politik që kanë përmbytur Tiranën dhe Prishtinën.
Dhe pyetja e fundit që më mundon:
Vjosa, në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, a do dalësh në fushatë elektorale me program për bashkim Shqipëri-Kosovë, apo ke frikë nga ndërkombëtarët dhe mund rrezikosh pushtetin t?nd?






KQZ ‘nxjerr zbuluar’ Lulzim Bashën dhe Alibeajn/ Dorëheqja një ‘lojë’?!
Historia e plotë >


Britania e Madhe luajti sërish me zjarrin rus…
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Këshilli i Ministrave shkarkon kryetarin e Bulqizës, Lefter Allën (AKUZA...
Historia e plotë >
Bordi i Transparencës ndryshon çmimet, ja me sa do të shiten karburante...
Historia e plotë >
Anulimi i marrëveshjes së patentave/ Autoriteti i konkurrencës: Tregu do mbahet në monitorim për 1 vit

Gratë që agjërojnë/ Besimtarja e cila mban Ramazan që nga mosha 12 vjeçare

DËNIM MAKSIMAL për shoferët që përfitojnë nga Ambulanca në emergjencë/ Ja çfarë paralajmëron Policia
Aktualitet

TMERR në Pogradec/ 36-vjeçari ngacmon seksualisht të miturin, e preku në...
Historia e plotë >


