
10 debate dhe votim i fshehtë për zgjedhjen e kreut të CDU
Një vit proces zgjedhor në parti, mbi 10 debate publike, konkurrim i lirë, tri platforma të ndryshme, votë e fshehtë dhe përcaktuese nga anëtarësia dhe delegatët e Kuvendit Kombëtar.
Tre kandidatë realë për kryetar, zgjedhje me balotazh dhe përcaktim i fituesit me diferencë të vogël votash. Gjithçka live dhe pa ndërhyrjen e “liderit historik”. Palët pranojnë rezultatin dhe respektojnë legjitimitetin e shumicës dhe pakicës, duke harmonizuar përfaqësimin e tyre në parti.
Votim i fshehtë edhe për zv/kryetarët, votim i fshehtë edhe për anëtarët e presidiumit (kryesisë), - duke prodhuar një ekip me 12-13 politikanë konkurrues, të votuar dhe me legjitimitet të njëjtë zgjedhor. Nuk ka emërime, nuk ka kandidatë formalë, nuk ka linçim dhe përjashtim të kandidatëve rivalë, nuk ka votim të hapur dhe as leje ndërtimi në shkëmbim!
CDU nuk aplikon statutin e PS në Shqipëri, ku kryetari nuk votohet kur është në pushtet (Merkel, mgjs është kancelare prej 2005, është votuar çdo dy vjet në parti, pra 7 herë në 15 vitet e fundit, kurse Rama kryeministër prej 2013 nuk është votuar asnjë herë në parti midis 2013-2021, hera e fundit daton më 2009); CDU nuk aplikon as modelin e PD me ngrirje e shkrirje dhe ku rivalëve për kryetar u pamundësohet barazia në garë e votë, dhe ku stafi drejtues kryesor emërohet pa votim.

A duhen njoftuar vdekjet në Facebook?
Historia e plotë >
“Zona gri” janë më të vendosurit
Historia e plotë >
E mbani mend këtë masakër mjedisore?!
Historia e plotë >
Kufiri i ndarjes së thellë mes Shqipërisë dhe Kosovës
Historia e plotë >
Një leksion falas që na dha kardiologu i pasur
Historia e plotë >
ANALIZA: Sovraniteti dhe të drejtat sovrane në hapësirat detare
Historia e plotë >
“Për’puthen” shijet e shqiptarëve për spektakle televizive
Historia e plotë >
Sekretarja e bëri Tosin-Kos!
Historia e plotë >
Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Pakti i plotë/ PD ndryshon emrin e koalicionit dhe rikthen atë të 2005-ë...
Historia e plotë >
Mbështetja për Dvoranin/ A është kjo një goditje e SHBA për Ilir Metën?...
Historia e plotë >
COVID/ Ja cili është ndryshimi mes maskave dhe cila ofron mbrojtjen më të mirë

Studimi: Vaksina e AstraZeneca më e fortë, nëse doza e dytë merret 3 muaj pas të parës

COVID/ Si ndikon grupi i gjakut dhe cili rezulton më i ndjeshëm nga virusi në vend
Biznes



Basha kundër rritjes së pagës minimale: Rëndon ndaj biznesit
Historia e plotë >
