Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Zhaklin Lekatari flet në lidhje me ndikimin e Big Brother në jetën e saj!

 

E ftuar sot në emisionin “Ndryshe” në "Top Albania Radio" ishte Zhaklin Lekatari, e cila momentalisht po përflitet shumë për rolin e saj si opinioniste në Big Brother. Sot Zhaklina ka lënë impenjimin e saj nga Prime i Big Brother për të na treguar eksperiencën e saj në këtë reality-show, opinionet mbi banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe marrëdhënien e saj me Arbër Hajdarin.

A ta ka ndryshuar jetën të qenit opinioniste e Big Brother?

Po, më ka kthyer një dinjitet profesional që unë meritoja.

A të janë rritur followers-at në Instagram këto kohë?

Mua më është sulmuar prapë Instagram-i edhe pse adresa ime është me ‘blue tick’, por e rimora. Unë kam 3 vjet që jam sulmuar nga “Cyber Atacker”. Herën e parë e kam rikuperuar më thjeshtë ndërsa këtë herë hasa më shumë vështirësi. Herën e fundit që më është marrë kisha 47 mijë followers. Kam vite që e nis Instagram-in nga e para dhe e rikuperoj. Momentalisht kam kam 32 mijë followers.

Po sulme të drejtpërdrejta ke pasur?

Sigurisht, kam pasur edhe sulme fizike në rrugë. Sa më shumë ka peshë fjala ime, aq më shumë sulmohem unë.  Jam sulmuar gjatë verës në zonën e Bllokut, në lagjen time dhe në plazh. Edhe unë kam ato momentet e mia, por jam e vetëdijshme se kjo gjë ka kostot e veta në një vend si Shqipëria, por nëse nuk do e bëja këtëgjë, nuk do të isha vetja ime. Nëse do të ndryshoja, do ta bëja për ta përmirësuar veten, sepse unë jam në garë me veten jo me të tjerët.

Çfarë mendimi ke mbi ndikimin e Big Brother, i cili po bëhet ushqim për shumë portale dhe media serioze?

Unë e falenderoj shumë produksionin për zgjedhjen që bëri dhe meqë mua më janë dhënë dy mundësi për të folur të martën dhe të shtunën, unë në media sociale nuk flas për Big Brother.

Si mendon ti a i ushqen televizioni rrjetet sociale apo rrjetet sociale ushqejnë televizionin?

Mendoj që jemi në një pikë që e ushqejmë njëri-tjetrin. Tani rrjetet sociale kanë një audiencë shumë të madhe dhe janë lehtë të aksesueshëm nga të gjithë. Mua më duket ndonjëherë sikur janë shkrirë me njëri-tjetrin dhe po e ushqejnë njëri-tjetrin.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore