Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Zbuloni konkurrentin më të ri të "Dancing with the Stars"!

 

Pak kohë më parë u njoftua rikthimi i një projekti shumë të madh në Shqipëri, i cili është spektakli “Dancing with the Stars”. E teksa pritjes duket se po i vjen fundi, ndërsa spektakli nis pikërisht në muajin tetor, pak nga pak po zbulojmë edhe artistët dhe personazhet vip që do t’i bashkohen “Dancing with the Stars”.

Konkurrenti i parë që u zbulua ishte Alban Nimani, artisti vizual, këngëtari dhe solisti i grupit “Asgjë Sikur Dielli”. Ndërkohë, e dyta që u zbulua ishte Sara Hoxha, e njohur gjerësisht si influencer, një nga personazhet vip më të përfolur të momentit.

E teksa Isli Islami lë zgjimet e hershme për mbrëmjet e vona po ashtu edhe Megi Pojani dhe këngëtari Ardit Çuni u zbuluan si konkurrentët e radhës në spektakël. Nuk duhet të harrojmë as Deborah Keçi dhe Salsano Rrapi që gjithashtu do të konkurrojnë.

Të fundit që iu bashkuan kastit, ishin pikërisht këngëtarja Irini Qirjako, biznesmeni Arbër Çepani, dhe artistet Julka Gramo dhe Elhaida Dani. Duket se jemi më pranë se kurrë, teksa edhe ditën e sotme mësuam një konkurrent të ri.

Bëhet fjalë pikërisht për Ilir Dushkaj. Ai është mjeshtër i koktejleve, por sa do t’ia dalë ta shkundë skenën?! Bartenderi Ilir Dushkaj është gati për të konkurruar në “DWTS” dhe ne i urojmë shumë suksese në këtë rrugëtim të ri.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore