
Ylli i muzikës latine në Prishtinë/ J Balvin poston flamurin e Kosovës për të njoftuar mbërritjen
Ylli latin me famë ndërkombëtare, J Balvin ka mbërritur në Kosovë. Këtë e ka bërë të ditur vet artisti përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram.
Për të njoftuar se tashmë gjendjet në vendin tonë ai ka publikuar një fotografi të flamurit të Kosovës, ndërsa sipër vendosi edhe lokacionin.
Ardhja e J Balvin në Prishtinë është në kuadër të “Sunny Hill” dhe ylli nga Kolumbia do të performojë sonte, në natën e dytë të festivalit.
Balvin, emri i vërtetë i të cilit është Jose Alvaro Osorio Balvin njihet për hitet të shumta si: In Da Getto, Mi Gente, Agua, Rojo dhe “Un Dia” që e solli në bashkëpunimin me yllin shqiptar, Dua Lipa.
Kujtojmë që mbrëmë (e enjte) në natën e parë të festivalit ishte pikërisht Dua ajo që u ngjit në skenë dhe ndezi publikun me performancën madhështore që dhuroi mesnatën e së enjtes (4 gusht).
Ndërkaq, emra të tjerë të famshëm që do të jenë pjesë e “Sunny Hill Festival” janë edhe Skepta, Mahmood dhe Diplo, teksa festivali pritet të mbyllet të dielën (7 gusht).
Theksojmë që “Sunny Hill Festival” përveç në Prishtinë këtë vit për herë të parë do të mbahet edhe në Tiranë më 26,27 dhe 28 gusht.

Dojna Mema tregon dallimin mes mamasë dhe motrës së saj!
Historia e plotë >


Yll Limani na tregon se kush arrin ta qetësojë pas një dite të ngarkuar!
Historia e plotë >

Dojna Mema zbulon kohën kur do të kthehet në ekran pas lindjes!
Historia e plotë >
Loredana, një nga 10 reperet femra më të klikuara në botë!
Historia e plotë >
KUJDES! Ushqimet e gatshme ju rrezikojnë nga disa sëmundje
Historia e plotë >
Nëse Putini do të ishte një grua…
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

EMRI/ 10-vjeçari u vra aksidentalisht me armë nga xhaxhai, dalin DETAJET...
Historia e plotë >
EMRAT/ U konfliktua me fqinjin dhe humbi jetën nga goditja me thikë, ja ...
Historia e plotë >
Bordi ndryshon çmimet, ja sa do shitet karburanti nga sot

Alarmi/ Ushqimet e gatshme dëmtojnë rëndë funksionet e trurit

Vetëm Durrësi me zënie të kapaciteteve hoteliere mbi 90%, më dobët bregdeti i Himarës
Aktualitet

TRAGJIKE në Shkodër! Po luante me armën, ndërron jetë 10-vjeçari
Historia e plotë >


