Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Yll Limani na tregon se kush arrin ta qetësojë pas një dite të ngarkuar!

 

Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Jo vetëm me videoklipe, por Yll Limani është mjaft aktiv dhe me koncerte të shumta në shumë vende si brenda dhe jashtë vendit. Dhe sigurisht që kuptohet se dhe pjesëmarrja dhe mbështetja e fansave është mjaft e madhe. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku, çfarëdo moshe që ata të kenë.

Së fundmi Ylli na ka treguar me postimet e fundit në Instastory 'përqindjen' e nervave gjatë aktiviteteve të ditës së sotme dhe në fund na tregon se kush arrin ta qetësoj trurin dhe është maçoku i tij, të cilin këngëtari e tregon shpesh se sa shumë e adhuron.

Para pak ditëve një prej miqve dhe kolegëve të tij, i cili është reperi i njohur, Ledri Vula festoi ditëlindjen dhe urimi i Yllit në rrjete sociale nuk mund të mungonte, por bashkë me urimin ai zbuloi për të gjithë një tjetër surprizë. “Tonat” është bashkëpunimi më i fundit i dyshes që ka arritur një super sukses pak kohë pas publikimit. Në vetëm 12 ditë, dueti i tyre ka arritur plot 6 milion klikime dhe këtë e kanë bërë me dije vetë artistët në Instastory-t e tyre.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore