Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

“Xhandari i vogël”/ 1 vit pa Xhevdet Ferrin, vajza e aktorit rrëqeth me dedikimin: Përqafohemi ashtu ftohtë siç dimë ne

“Xhandari i vogël”/ 1 vit pa Xhevdet Ferrin, vajza e aktorit

Ka kaluar një vit nga vdekja e akorit të madh, Xhevdet Ferri. Ai u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare, si pasojë e një sëmundje të rëndë. E në 1-vjetorin e vdekjes, vajza e tij Bora Ferri, ka vendosur që t’i dedikojë të atit disa fjalë emocionuese publikisht.

Në një postim në “Instastory”, Bora shprehet se gjatë këtij viti që i ka munguar figura atërore ka marrë shumë leksione jete, që nuk i kishte marrë kurrë në 34 vitet e rrugëtimit me babanë e saj.

“Xhandari i vogël”/ 1 vit pa Xhevdet Ferrin, vajza e aktorit

“Hi papi, prapë unë, ‘xhandari i vogël’, epiteti që mendoje se më shkonte më shumë për shtat këto vitet e fundit. Sot bëhet një vit që nuk je më fizikisht mes nesh. Jo se ka ndonjë domethënie për mua sepse që prej asaj dite koha s’është më lineare për mua.

Datat janë gjithashtu shumë konvencionale, pa ndonjë domethënie të madhe, ashtu siç nuk i ndjeje as ti datat e largimit nga kjo jetë e prindërve të tu. Funny hë?! Si vijnë gjërat full circle?! Për tu habitur gjithashtu se si në këtë vit që s’ke qenë me mua kam marrë prej teje leksione jete që nuk i kisha marrë në 34 vitet e rrugëtimit tonë të përbashkët.

Faleminderit për këtë, faleminderit gjithashtu që më del shpesh në ëndërr, që flasim, që përqafohemi… ashtu ftohtë siç dimë ne, pa ndonjë manifestim me ulërima. Prapë më mungon shumë në këtë dimension. Kam bindjen se ke gjetur paqen e kërkuar aty ku je tani. Ne të duam shumë këtu ku na ke lënë”, shkruan Bora Ferri.

“Xhandari i vogël”/ 1 vit pa Xhevdet Ferrin, vajza e aktorit

Kujtojmë se Xhevdet Ferri ka luajtur dhjetëra role si në teatër ashtu dhe në film. I paharruar për shqiptarët ka qenë interpretimi i tij në filmin “Përrallë nga e kaluara” me regji të Dhimitër Anagnostit, në të cilin kishte rolin e Trimit. Gjatë karrierës artistike Ferri është vlerësuar dhe në filmat si “Treni niset në shtatë pa pesë”, “Hije që mbeten pas”, “Dasma e Sakos”, e të tjerë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore