Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

William e Kate festuan 10-vjetorin e martesës, Harry dhe Meghan bëjnë gjestin e papritur

William e Kate festuan 10-vjetorin e martesës, Harry dhe Meghan

Një ditë më parë Princ William dhe Kate Middleton, festuan 10-vjetorin e martesës. E në ditën e veçantë të tyre, ata morën një urim nga Prici Harry dhe Meghan Markle.

Këtë lajm e ka konfirmuar një burim i afërt pranë tyre për “Daily Beast”. Megjithatë, Harry dhe Meghan deri më tani nuk kanë dhënë një mesazh publik për çiftin.

Mesa duket, duka dhe dukesha i Sussex shtrinë dorën për të thyer akujt me mbretërorët, krisje që ndodhi pas deklarate të bujshme që dhanë në intervistën për Oprah Winfrey në Mars.

Kujtojmë se Meghan tha se kishte qenë Middleton ajo që e kishte bërë të qante në dasmën e saj duke treguar të kundërtën nga çfarë ishte raportuar në media.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore