Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Vuante nga kanceri në zorrë, prezantuesja e njohur humb betejën 5-vjeçare me sëmundjen e rëndë (FOTO)

Vuante nga kanceri në zorrë, prezantuesja e njohur humb betejën

Ka ndërruar jetë prezantuesja e podcast-it të BBC-së, Dame Deborah James. 40-vjeçarja po luftonte prej 5 vitesh me kancerin në zorrë.

Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur familja e saj përmes postimeve në rrjetet sociale. Ata postuan një fotografi të nënës së dy fëmijëve duke buzëqeshur në sfondin e një muzgu të qetë dhe bashkëngjitur me të shkruanin:

“Jemi thellësisht të pikëlluar të njoftojmë vdekjen e Dame Deborah James; gruaja, vajza, motra, mamaja më e mahnitshme. Debora ndërroi jetë e qetë sot, e rrethuar nga familja e saj.

Deborah, të cilën shumë prej jush do ta njohin si Bowelbabe, ishte një frymëzim dhe ne jemi jashtëzakonisht krenarë për të, punën dhe angazhimin e saj ndaj fushatave bamirëse, mbledhjes së fondeve dhe përpjekjeve të saj të pafundme për të rritur ndërgjegjësimin për kancerin që preku shumë jetë.

Vuante nga kanceri në zorrë, prezantuesja e njohur humb betejën

Deborah ndau përvojën e saj me botën për të rritur ndërgjegjësimin, për të thyer barrierat, për të sfiduar tabutë dhe për të ndryshuar bisedën rreth kancerit.

Edhe në momentet e saj më sfiduese, vendosmëria e saj për të mbledhur para dhe ndërgjegjësim ishte frymëzuese”.

Mediat e huaja shkruajnë se në javët e saj të fundit, prezantuesja e podcast-it të BBC-së ‘You, Me And The Big C’ mblodhi 6.75 milionë paund për punën e saj ‘të palodhur’ në përmirësimin e ndërgjegjësimit për sëmundjen.

Deborah u diagnostikua me kancer në zorrë në dhjetor të vitit 2016, të cilës iu tha që herët se mund të mos jetonte më shumë se pesë vjet – një moment historik që kaloi në vjeshtën e 2021.

Vuante nga kanceri në zorrë, prezantuesja e njohur humb betejën

Deborah, mamaja e Hugo, dhe Eloise, me bashkëshortin e saj Sebastien, u cilësua si ‘frymëzim’ nga fansat pasi ndau betejat e saj në mediat sociale, si dhe në “Radio 5 Live’s You, Me and the Big C”, nga të cilat ajo ishte një nga tre prezantueset.

Më 9 maj, nëna e dy fëmijëve ndau një mesazh “lamtumire” për ndjekësit e saj në “Instagram”, duke zbuluar se ajo po transferohej në bujtinë në shtëpinë e prindërve të saj.

Ndërsa ajo tha në atë kohë se askush nuk e dinte se sa mund të jetonte, ajo së fundmi zbuloi se iu dhanë vetëm disa ditë kur doli nga spitali muajin e kaluar.

Deborah – e cila këmbënguli se nuk kishte lënë “asnjë gur pa lëvizur” gjatë kërkimit të saj për “mrekullinë e mjekësisë magjike” – lançoi fondin e saj  “Bowelbabe” për kërkimin e kancerit, i cili mori më shumë se 6.7 milionë paund në donacione.

Vuante nga kanceri në zorrë, prezantuesja e njohur humb betejën

Vuante nga kanceri në zorrë, prezantuesja e njohur humb betejën

Vuante nga kanceri në zorrë, prezantuesja e njohur humb betejën

Vuante nga kanceri në zorrë, prezantuesja e njohur humb betejën

Vuante nga kanceri në zorrë, prezantuesja e njohur humb betejën

Vuante nga kanceri në zorrë, prezantuesja e njohur humb betejën

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore