Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Vjen deklarimi i parë në “Për’puthen”/ Laura puthet sërish me Arbin: Unë jam këtu vetëm për ty

Vjen deklarimi i parë në “Për’puthen”/ Laura

Laura tashmë ndodhet në “Përputhen” vetëm për Arbin.

Me anë të një puthjeje, pak më të shkurtër se ajo e para, konkurrentja tregoi me kurajo dhe guxim se tashmë nuk ka interes në emision për asnjë djalë tjetër përveç Arbrit.

Situata ndodhi teksa Arbri kishte një takim në studio me Kamilën, e cila nuk e priti aspak mirë këtë situatë, për të cilën tha se ishte ofenduese.

Laura: Unë mendoj se ai ka nevojë për një njeri më të vendosur dhe unë kështu jam për të kam luftuar gjithmonë dhe do bëj hapin e fundit dhe do të them sot se unë deklarohem për ty. Kjo nuk ishte një ndjesi e momentit, ka një javë që e kam menduar, rreth gjithë situatave, kam kuptuar çfarë dua dhe sot bëra veprimin.

Arbi: Nuk e prisja fare.

Laura: A do të pëlqente të dilja unë dhe me të tjerët?

Arbi: Të më pëlqente jo,  por do doja të shihja edhe me të tjerë.

Laura: Nuk kam interes të njoh njeri tjetër dhe dua të fokusohem komplet tek ty.

Kamila: Më bëhet qejfi, nëse e duan njëri-tjetrin nuk ka më gjë tjetër për të thënë. Me këtë që bëre tregove veten.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore