Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

VIDEO/ Elhaida Dani rikthehet në Instagram dhe paralajmëron: Çfarë do ndodhë në 20 shtator?

VIDEO/ Elhaida Dani rikthehet në Instagram dhe paralajmëron:

Pak ditë më parë, Elhaida Dani i çuditi të gjithë kur fshiu të gjitha postimet në profilin e saj në Instagram. Këngëtarja shqiptare u rikthye në Tiranë në fillim të verës, ku lajmëroi se do të sillte një projekt të ri muzikor, por që nga ai moment, nuk ndau asgjë të re me publikun.

E me sa duket, misterit i ka ardhur fundi. Sepse Elhaida është rikthyer në Instagram dhe videoja që ka postuar thotë shumë… vërtet shumë.

Në videon e postuar, këngëtarja që fitoi The Voice of Italy dhe ka korrur sukses të madh në rolin e Esmeraldës në mjuzikolin “Notre Dame de Paris”, shfaqet në një studio regjistrimi, çka supozon se projekti muzikor i shumëpritur duhet të jetë gati.

“Ruani datën. 20 shtator”, shkruan ajo.

Po çfarë do të na tregojë Elhaida në 20 shtator?

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Elhaida (@elhaidadani93)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore