Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Veprimi i Icardit duket se vulos gjithçka, merr fund lidhja me Wanda Naran (FOTOT)

Veprimi i Icardit duket se vulos gjithçka, merr fund lidhja me Wanda

Marrëdhënia e trazuar e Mauro Icardit me Wanda Naran, ka marrë një tjetër kthesë, pasi sulmuesi i PSG-së postoi një mesazh të ri që duket se konfirmon se ata janë ndarë përfundimisht.

Icardi, 28 vjeç, tani ka i ka bërë "unfollow" gruas së tij në Instagram, ndërsa ka postuar edhe një foto të re me mesazhin: "Nuk është aq keq të jesh vetëm".

Deri më tani, sulmuesi ndiqte vetëm gruan e tij në rrjetin social, por tani e hoqi edhe atë nga lista.

Ky postim duket se i jep fund lidhjes së tyre, ndërkohë që pak ditë më para Wanda Nara e akuzoi publikisht Icardin-in për tradhti.

Një javë më parë Nara shkroi në Instagram: "Shkatërrove një tjetër familje për një ku***', duke pretenduar se Icardi kishte pasur një lidhje.

Icardi dhe Nara u martuan në maj 2014 pasi Nara la ish-bashkëlojtarin e Icardit në Sampdoria, Maxi Lopez, i cili kishte tre djem me modelen./ Gazeta SHQIP

Veprimi i Icardit duket se vulos gjithçka, merr fund lidhja me WandaVeprimi i Icardit duket se vulos gjithçka, merr fund lidhja me WandaVeprimi i Icardit duket se vulos gjithçka, merr fund lidhja me WandaVeprimi i Icardit duket se vulos gjithçka, merr fund lidhja me WandaVeprimi i Icardit duket se vulos gjithçka, merr fund lidhja me Wanda

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore