Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Vdekja misterioze e stilistit 32-vjeçar, gjendet i pajetë brenda në shtëpi (FOTO)

Vdekja misterioze e stilistit 32-vjeçar, gjendet i pajetë brenda

Një stilist është gjetur i pajetë nga shoqja e tij e ngushtë dhe stilistja, Athena Vaticanou. Stilisti 32-vjeçar Nassos Katris nuk kishte dhënë shenja jete për rreth 24 orë dhe prindërit e tij ishin të shqetësuar.

Athena Vaticanou shkoi në banesën e stilistit dhe fatkeqësisht e gjeti atë të vdekur. Shoqja e ngushtë e stilistit i tha protothema.gr, se ai bëri vaksinën “AstraZeneca” të hënën, 7 qershor.

Vdekja misterioze e stilistit 32-vjeçar, gjendet i pajetë brenda

“Unë e gjeta atë të vdekur në banesën e tij mbrëmë. Ambulanca e mori trupin e tij. Na thanë se ka shumë të ngjarë që vdekja e tij të kishte lidhje me ndonjë efekt anësor të vaksinës. Nasos bëri vaksinën të hënën në mesditë në orën 16.00 dhe u kthye në shtëpi. Ishte mire. Ai hëngri me një mik dhe pastaj shkoi të flinte. Ajo që mësuam është se ai ka vjellë, ka nxjerrë.

Vdekja misterioze e stilistit 32-vjeçar, gjendet i pajetë brenda

Telefoni i tij u gjet në anën tjetër të shtratit. Njeriu që jeton vetëm poshtë tij, dëgjoi zëra dhe zhurma rreth orës 6 të pasdites, por nuk i kushtoi vëmendje sepse siç na tha ai nuk donte ta shqetësonte. Mjekët na thanë që pas autopsisë ata do të ishin në gjendje të mësonin më shumë për atë që i shkaktoi vdekjen papritur stilistit”, tha shoqja e tij. /TCH/

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore