Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Vdekja e 22-vjeçares në Iran, imami shqiptar: Nuk është islami ky, Policia e Moralit është diktaturë

Vdekja e 22-vjeçares në Iran, imami shqiptar: Nuk është

Vdekja e 22-vjeçares në Iran ka nxitur protesta masive, të cilat kanë shkaktuar dhjetëra viktima.

Në lidhje me këtë temë imami shqiptar, Ylli Gurra foli për “Shqipëria Live”, ku tregoi se kjo sjelljeje nuk i përket islamit.

Sipas tij Irani ka një formë regjimi që nuk ka të bëjë me Republikën Islamike, e cila i trajton femrat në mënyrën më të keqe.

“Irani ka një formë regjimi që nuk ka të bëjë me një Republikë Islamike. Nuk përputhet dhe nuk gjen atë që është Islami. Ka një pikëpamje ideologjike dhe është thuajse me ideologjinë që ndiqej para viteve 1990 për mënyrën se si duhej të visheshin të rinjtë dhe të rejat”, u shpreh imami.

Njëkohësisht ai foli edhe për Policinë e Moralit, të cilën e konsideron diktaturë e drejtuar nga mollahët (klerikë të Iranit), raporton TCH.

“Policia e moralit është e gjitha diktaturë. Nuk është islami ky kurrsesi. Mënyrën se si trajtohen gratë atje është rrëqethëse. Janë dhënë disa dokumentarë që tregojnë që Irani është i vetmi vend islamik ku lejohet tregtimi i femrave dhe vajzave ose dhënia me qera e tyre. Ajo nuk është Republikë Islamike. Ç’është kjo e drejtë barbare. Është një tregti e mirëfilltë që u bëhet. Janë mollahë klerikë të Iranit nuk janë hoxhallarë ata që bëjnë kështu”, shtoi më tej Gurra.

Ai përmendi tregtimin e grave dhe vajzave ose dhënien e tyre me qera, e cila është në kundërshtim me islamin.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore