
“Vajzat do të më kenë zili tani”/ Ronela Hajati takohet me yllin e telenovelave meksikane (FOTO)
Këngëtarja e dashur për publikun, Ronela Hajati, prej pak ditësh ka treguar se ndodhet në Spanjë.
Përmes postimeve në rrjetet sociale, artistja ka zbuluar se ka marrë pjesë në një event në Madrid ku dhe ka parë aktorin e njohur, William Levy.
Këngëtarja shqiptare ka ndarë një video nga momenti ku ylli i telenovelave meksikane takon disa fansa.
“Vajzat do të më kenë zili tani e di”, ka shkruar Ronela bashkëngjitur me videon në fjalë.
Kujtojmë se William Levy është një ndër aktorët më të pëlqyer cili ka luajtur në shumë telenovela shumë të njohura për shqiptarët.
Ai njihet më së shumti për rolin në telenovelat “Kujdes nga engjëlli” dhe “Triumfi i dashurisë”, ku luajti krah Maite Perronit si dhe “Magji dashurie” me Jacqueline Bracamontes.








Mbani frymën deri nesër, Vëllai i Madh fut në shtëpi tre banorë të rinj
Historia e plotë >
Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

"Dorëheqja është detyrim"/ PD publikon spotin, ja kur do mbahet protesta...
Historia e plotë >
Ulet sërish nafta/ Bordi i Transparencës ndryshon ÇMIMET e karburanteve
Historia e plotë >
Këmbimi valutor 6 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?

Acari “pushton” Shqipërinë, ja ditët më të ftohta të javës së ardhshme

Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro, këmbimi valutor për ditën e sotme
Aktualitet




