Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Vajza e Donald Trump vizitoi të gjithë bregdetin shqiptar me Presidentin e PSG / Askush s'e njohu

Vajza e Donald Trump vizitoi të gjithë bregdetin shqiptar me

Ivanka Trump, vajza e ish-Presidentit të SHBA-ve Donald Trump këtë verë zgjodhi Shqipërinë për të pushuar.

Eksperti i turizmit, Auron Tare tregoi në emisionin “Opinion” se Ivanka ndodhej në Shqipëri në muajin korrik në një vizitë private, ku ka qëndruar për 6 ditë. Ndër të tjerë, Ivanka shoqërohej dhe nga Presidenti i klubit, PSG.

Tare tregoi se Ivanka Trump përshkoi me jaht të gjithë vijën bregdetare shqiptare, ndërsa në Përmet ka vizituar kishën e Leusës. Eksperti i turizmit tha se gjatë kohës që vajza e ish-presidentit të SHBA vizitoi Shqipërinë askush nuk e njohu.

“Ishte një vizitë private. Zbritën në Tiranë dhe e bënë me jaht gjithë bregdetin shqiptar, nga Kepi i Rodonit, Sazan, Porto Palermo. Çdo ditë kishim aktivitet, përshkuam Sazanin. Nuk i njohu njeri. Në fund fare vizituan Butirntit. Bëmë një fluturim me helikopter deri në Leus, një pjesë e malit digjej, ishte koha e flakëve. Fluturuam deri afër kufirit grek, në Leus shikuan kishën. Po diskutonin për krishterimin, myslimanizmin se ata vetë janë çifut, çifut nga Rusia. Ajo është një nga kishat më të bukura.”-tha Auron Tare. / Opinion

Vajza e Donald Trump vizitoi të gjithë bregdetin shqiptar me

Vajza e Donald Trump vizitoi të gjithë bregdetin shqiptar me

Vajza e Donald Trump vizitoi të gjithë bregdetin shqiptar me

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore