Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

"Unë nuk e shoh Oltën si personazh të ligë..." Zhaklin Lekatari flet mbi karakteristikat e banorëve!

 

E ftuar sot në emisionin “Ndryshe” në "Top Albania Radio" ishte Zhaklin Lekatari, e cila momentalisht po përflitet shumë për rolin e saj si opinioniste në Big Brother. Sot Zhaklina ka lënë impenjimin e saj nga Prime i Big Brother për të na treguar eksperiencën e saj në këtë reality-show, opinionet mbi banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe marrëdhënien e saj me Arbër Hajdarin. Lekatari u pyet mbi karakteristat e secilit banor sipas këndvështrimit të saj dhe ja se si u përgjigj ajo.

Çfarë mendimi ke për Oltën?

Për mua është një ‘Primadona’, është protagoniste. Ndoshta disa njerëz i bezdis por unë mendoj se asaj i shkon ajo mënyra e të hedhurit të flokëve, mënyra se si thotë ‘skandaloze’, më duket më shumë si teatrale. Unë nuk e shoh Oltën si personazh të ligë, që dëmton njerëzit, që do t’i shohë ata të vuajnë apo të ndihen keq.

Po në lidhje me sjelljen e Teas çfarë mund të na thuash?

‘Madre superiora’ ashtu siç e ka shkruar edhe në Instagramin e vet më duket Tea. Tea është një vajzë inteligjente, por në zhvillim e sipër. Një njeri që ka kapacitet të zbulojë veten e vet, vetëm duhet t’i japë mundësi vetes edhe të dijë të zgjedhë të mirën. Unë mendoj që kur njerëzit janë naivë, ne nuk mund t’i themi atyre bravo ti je i moralshëm, sepse një njeri naiv nuk e di të keqen dhe prandaj nuk e bën të keqen. Ky morali vlen për ata njerëz që e njohin të keqen edhe mund ta bëjnë atë, por zgjedhin mos ta bëjnë të keqen. Ajo është një vajzë që i jeton emocionet e plota pozitive dhe negative dhe ka kapacitetin të zgjedhë edhe ato pozitivet.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore