Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

“Çunat e Bllokut kapin një pjeshkë Blloku”, Ana Lleshi: Vajzat shkojnë me qëllime të caktuara...  

“Çunat e Bllokut kapin një pjeshkë Blloku”, Ana

“Jeta jashtë Bllokut” është tema që u diskutua ditën e sotme në rubrikën “Trotuar” në “E Diell”, në Top Channel. Pyetjet që u ngritën ishte çfarë ndodh në periferinë e Tiranës? A duhen paragjykuar njerëzit që jetojnë në periferi?

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Ana Lleshi, u shpreh se 80 për qind e popullsisë bën jetë normale, atë të periferisë.

“Një pjesë e vogël bëjnë jetën e bllokut, pasi realisht është i shtrenjtë. Nëse nuk do të ishte periferia nuk do të ekzistonte Blloku, pasi nga periferia vijnë shumë gjëra që ne konsumojmë”, tha Ana.

“Çunat e Bllokut kapin një pjeshkë Blloku”, Ana

Kjo e fundit shtoi se një vajzë shkon në Bllok me qëllime të caktuara, pasi supozohet se është ajka e Tiranës, shkon për të gjuajtur.

“Të gjithë çunat e Bllokut kapin një pjeshkë Blloku. Blloku nuk është Amsterdami me xhama ku mund të shkosh të marrësh një femër. Ndërkohë ata në periferi kanë jetëgjatësi më shumë se ne, hanë shëndetshëm, flenë shëndetshëm”, tha Ana Lleshi.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore