Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

U shfaqën në momente intime me një person të tretë, reagon i dashuri i këngëtares shqiptare: Çdo gjë harrohet  

U shfaqën në momente intime me një person të tretë,

Disa javë më parë, Rita Ora dhe partneri i sa, Taika Waititi, u shfaqën duke shkëmbyer puthje me një person të tretë. Fillimisht shfaqej këngëtarja e famshme duke u puthur me të dashurin regjisor, e më pas edhe me aktoren Tessa Thompson.

Lidhur me fotot e publikuara nga mediat e huaja ka pasur reagime të shumta. Madje edhe bashkëpunëtorët e regjisorit të njohur, drejtuesit e “Marvel” e kritikuan fort atë.

“Ky nuk është imazhi që ata dëshirojnë të përcjellin në lidhje me një nga ekskluzivitetet e tyre më të mëdha”, ka thënë një person i brendshëm i prodhimit, i cili ka shtuar se drejtorët e “Marvel” mendojnë se Taika ka kaluar gjithë kufijtë me këto veprime.

U shfaqën në momente intime me një person të tretë,

Pas këtyre reagimeve ka thënë disa fjalë edhe vetë Taika, i cili duket se nuk mendon ashti si bashkëpunëtorët e tij. Në një intervistë të dhënë se fundmi për “Sydney Morning Herald”, Taika ka thyer heshtjen për fotot e bujshme.

“Mendoj se në botën e internetit, çdo gjë harrohet shumë shpejt. Gjithashtu, a është ndonjë çështje madhore? Jo, nuk është. Unë nuk po bëja asgjë të keqe. Është në rregull”, është shprehur Taika.

Nga ana tjetër Waititi nuk e konfirmoi romancën me Rita Orën, ai u shpreh mirënjohës për të gjithë njerëzit që e kanë bërë të ndihet si në shtëpinë e tij në Sydney.

“U mirëprita dhe të gjithë ishin shumë të bukur. Në kohën kur unë nuk mund të shihja fëmijët e mi për 7 muaj, ndihesha mirë që të paktën rrethohesha nga njerëz që më bënin të ndihesha si në shtëpi”, është shprehur Taika.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore