Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

U mundua t'i shkatërronte dasmën Britney Spears, gjykata dënon Jason Alexander!

 

Ish-bashkëshorti i parë i Britney Spears është dënuar për shkelje pasi u shfaq pa paralajmërim në dasmën e këngëtares së njohur në qershor. Jason Alexander, 40-vjeçar, pranoi akuzat. Një gjykatës e dënoi atë me 64 ditë, kohë për të cilën ai e ka vuajtur dënimin tashmë. Ai u kapur nga sigurimi pasi tentoi të prishte dasmën e Spears dhe partnerit të saj, Sam Asghari.

Kujtojmë se Alexander u martua me yllin e muzikës pop në vitin 2004, por që u anulua brenda 55 orëve. Spears dhe Asghari, u martuan në një ceremoni private në shtëpinë e saj në Ventura County të Kalifornisë më 9 qershor. Ai pretendoi se Spears e kishte ftuar atë, duke thënë:

Ajo është gruaja ime e parë, gruaja ime e vetme.

Ceremonia vazhdoi pavarësisht trazirave, ku morën pjesë yje duke përfshirë Madonna, Paris Hilton, Selena Gomez, Drew Barrymore, Ansel Elgort dhe will.i.am.

Por mesa duket telashet nuk kanë fund për ikonën e muzikës, së fundmi edhe ish-bashkëshorti i Kevin Federline, ka publikuar një sërë videosh të vjetra, ku shihet këngëtarja duke debatuar me dy djemtë e tyre, të gjitha për ta “ekspozuar” atë, duke thënë se gënjeshtrat duhet të ndalen. Kërcimtari, i cili ishte i martuar me yllin e muzikës pop nga viti 2004 deri në 2007, ndau tre video në Instagram  ditën e kaluar që e shfaqin Spears duke i qortuar djemtë Sean dhe Jayden. Krah videove ku djemtë e çiftit ishin 11 dhe 12 vjeç, Federline shkroi:

Nuk mund të rri duarkryq dhe të lejoj që djemtë e mi të akuzohen në këtë mënyrë pas asaj që kanë kaluar. Sado që na dhemb, kemi vendosur si familje t’i publikojmë këto video. Kjo nuk është as më e keqja. Gënjeshtrat duhet të ndalen. Shpresoj që fëmijët tanë të rriten më mirë se kaq.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore