Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

“U kap mat” në praninë e një djali në Dubai, Shqipe Hysenaj prezanton “sheikun”

“U kap mat” në praninë e një djali në Dubai,

Ajo njihet për "bombat" e saj, të cilat "shpërthejnë menjëherë në rrjet. U kuptua që është fjala për ish-konkurrenten e "Për'puthen", Shqipe Hysenaj, e cila prej disa ditësh ndodhet me pushime në Dubai.

Ajo ka ndarë me mijëra ndjekësit e saj në "Instagram" foto e video të ndryshme të saj, gjatë këtij udhëtimi në vendin luksoz. E fansat janë bërë shpeshherë kuriozë të dinë se me kë ndodhet atje.

Një ditë më parë, "Prive" publikoi disa foto eskluzive ku Shqipja ishte në praninë e një djali. Fotot u bën virale dhe shumica menduan se bëhej fjalë për partnerin e ish-konkurrentes, duke qenë se edhe vetë ajo ka lënë të kuptojë se është në njohje me dikë që ia ka marrë zemrën.

Gjithsesi, vetë Shqipja reagon duke sqaruar se djali në foto është vëllai i saj, për të cilin gjithmonë është shprehur se ka një lidhje të veçantë.

“U kap mat” në praninë e një djali në Dubai,

Ajo gjithashtu tha se nuk e ka për turp të thojë se ka të dashur e që ja pagon ai pushimet.

“Shqipja nuk ka për turp të tregojë m’i paguan i dashuri pushimet, apo i fejuari ose burri, madje ku janë këta burra që të na paguajnë pushimet. Mashkulli duhet të jetë mbrojtës i femrës, unë gjithmonë me këtë ide kam qenë dhe nuk kam për turp të reklamoj të dashurin.” ,- tha ajo.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore