
“U gjet e pajetë në vaskën me ujë të përgjakur”/ Ish-i dashuri godet 30 herë me thikë instruktoren e jogës (FOTO)
Një instruktore joge është gjetur e vdekur në një vaskë në një hotel me pesë yje, vetëm disa orë para se të nisej për në shtëpi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Chow Wai-yin, e njohur gjithashtu si Aqua Chow, u gjet pak pas orës 2:00 të së enjtes (30 qershor), me më shumë se 30 plagë me thikë. Ngjarja e rëndë ndodhi në “The Ritz Carkton” në Hong Kong.
Ish-i dashuri i 23-vjeçares është arrestuar si i dyshuar për vrasjen dhe 28-vjeçari ndodhet në paraburgim.
Mediat e huaja shkruajnë se policia gjeti trupin e të resë pasi ish-i dashuri i saj vizitoi stacionin e policisë Wong Tai Sin, së bashku me avokatin e tij. Ishte ai që i dorëzoi policisë çelësin e dhomës së hotelit, ku u gjet e vdekur Chow dhe sendet e saj, përveç celularit.
Ndërkohë e gjithë dhoma ishte në gjak dhe kishte shenja të qarta se aty ka pasur një përleshje. Një burim ka thënë se telefoni mund të jetë bllokuar pasi përmban mesazhe të rëndësishme mes dyshes, shkruan “South China Mornin Post”.
Ndërkohë policia ka zbuluar se thika e përdorur ishte blerë pak para se i dyshuari të hynte në hotelin me 5 yje, duke i bërë ata që të besonin se vrasja ishte e planifikuar.
“E ndjera u gjet në vaskën e mbushur me ujë të përgjakur dhe koka e saj ishte e zhytur në ujë”, ka njoftuar policia, e cila ka shtuar se edhe thika që besohet se është përdorur për vrasjen, është gjetur në vaskë.
Sipas burimeve, gjak është gjetur në dysheme, mure, krevat dhe pothuajse kudo në dhomë.



"Katilja" e Don Xhonit arrin shifrën e 'çmendur' të klikimeve
Historia e plotë >

Artistët ‘Alpha‘ gati për të performuar!
Historia e plotë >
Gjiko surprizohet me një dhuratë të veçantë!
Historia e plotë >
"Kush kopjoi kë?"/Bleona Qereti reagon pas akuzave për veshjen e Beyonce!
Historia e plotë >
As shiu nuk mund ta ndalojë Fifin për të dhuruar një super performancë!
Historia e plotë >
Çfarë nuk i falin Salmanit
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Artikulli i britanikes "The Sun": Shqiptarët dynden në Angli me kamionë ...
Historia e plotë >
Hasi, "Anglia e Vogël" që po zbrazet dita-ditës/ Qyteti shqiptar që do n...
Historia e plotë >
Rikthehen temperaturat e larta, çfarë ndodh me motin javën e ardhshme

Situata me COVID19, ja statistikat e publikuara ditën e sotme nga ministria

Nis nesër faza e dytë e regjistrimit online për klasat e para dhe të dhjeta/ Çfarë duhet të kenë prindërit parasysh
Aktualitet




