
“U futa me një mendjemadhësi...”/ Bjordi zbulon çfarë e penalizoi në lojën e BB VIP2: Mosha bën të veten
Bjordi Mezini është banori që doli nga shtëpia e “Big Brother VIP2” mbrëmjen e djeshme, si më pak i pëlqyeri nga publiku. Ai nuk kishte biletë vajte-ardhje. Në studio ai tha se gjëja që e penalizoi është energjia e vakët, për shkak të moshës.
“Mosha bën të veten dhe nuk e kam më atë energjinë. U futa realisht me shumë dëshirë, me dëshirën për të kontribuar në spektakël. Për të dhuruar një spektakël të bukur sepse është natyra ime. E shijova. Por mbase nuk ishte edicioni im. Ta riprovojmë te 3 siç thotë Luizi.
Aty brenda është 200 për qind ndryshe. Nuk e di as vetë pse. U çudita vetë. U futa me një mendjemadhësi, e pranoj, që më shtyu të mendoja se mund të ndikoja pozitivisht në këtë lojë me tension kaq të lartë.
View this post on Instagram
Është diçka që nisi me shumë intensitet, që rrëshqiti herë pas here nga duart e të gjithëve, këtë e bën thjesht një edicion shumë të fortë dhe interesant. Kam qenë shumë i ngarkuar dhe nuk e kam më atë fuqinë që kam patur. Tea e rivlerësova, e pash ndryshe brenda. E pash lojtare të fortë dhe të matur. Të gjithë janë shumë ndryshe. Nuk e keni idenë sesi është aty brenda. Ka një tension të padukshëm që i shtyn njerëzit të luajnë”, tha regjisori i njohur.

Brad Pitt merr një vendim që do ta mërzisë shumë Angelina Jolie!
Historia e plotë >





“Do të shklyj, do të zhgarravis”/ Për çfarë diskutuan Olta dhe Lorenci
Historia e plotë >

As talebanët nuk kanë qëlluar mbi televizionin e tyre në Kabul
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Ulet nafta, rritet benzina! Bordi ndryshon çmimet e karburanteve në vend...
Historia e plotë >
DEKLARATË E TOP CHANNEL PËR SULMIN TERRORIST
Historia e plotë >
Mundësi e re punësimi në Gjermani/ Ja çfarë duhet të dini

Çfarë po ndodh? Euro dhe dollari prekin nivelin më të ulët për këtë vit (SHIFRA)

Nga prilli rritje pensionesh, ja sa do të jetë SHUMA që do t’iu shtohet moshës së tretë
Aktualitet

E RËNDË/ Sherr mes adoleshentëve në Tiranë, ka të plagosur
Historia e plotë >


