Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

“U flijova shumë që...”/ Dedikimi prekës i Fjolla Morinës për të bijën: U pajtova me gjithçka, por jo mos të sillja ty në jetë (FOTO)

“U flijova shumë që...”/ Dedikimi prekës i Fjolla

Këngëtarja e shumëpërfolur, Fjolla Morina, ka zbuluar përmes një postimi në “Instagram” se sot është një ditë e veçantë për të. Arsyeja është vajza e saj, Alyah. Kjo e fundit feston 7-vjetorin e lindjes.

E sigurisht që nuk kishte si të mungonte një urim nga mami Fjolla, e cila në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit disa fotografi nga momente të ndryshme me të bijën.

Morini nuk ka ngurruar që të publikojë imazhe nga shtatzënia, çasti kur solli në jetë të voglën e saj dhe foto të bëra së fundmi. Bashkëngjitur me këto imazhe, ajo ka zgjedhur edhe disa fjalë të ëmbla për të uruar Alyah. Në urimin prekës, këngëtarja shkruan se u pajtua me gjithçka, por jo mos ta sillte në jetë.

“U flijova shumë që...”/ Dedikimi prekës i Fjolla

“Alayah, urime ditëlindja e shtatë evlad, të uroj ta kesh shëndetin, të priftë e mbara gjatë gjithë jetës. Beba e vogël, të do mami shumë – Zoti të bekoftë evlad. U flijova shumë që mos ta lejoja ta humbë atë që Zoti deshi të ma dhurojë. U pajtova me gjithçka por jo të mos sjellja ty në jetë bija ime. Nuk ishte e lehtë për mua të qenurit baba e nënë, frymë dhe forcë, dhimbje, ilaç, lot e dashuri e vetme veç për ty evlad. Lus Zotin të bëhesh vajzë e mbarë, një ditë të rritesh e të bëhesh e fort ashtu si unë”, ka shkruar Fjolla në “Instagram”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Fjolla Morina (@fjolla.morina)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore