
U arrestua për shkak të një konflikti, reagon avokati i moderatorit të njohur: U dridh mali e u lind miu (FOTO)
Moderatori i emisionit të njohur “Gjoni Black”, Meriton Mjekiqi, u arrestua mbrëmjen e djeshme në Prishtinë.
Sipas mediave kosovare, i riu është arrestuar për shkak të një konflikti, që ndodhi në lagjen “Arbëria (Dragodan)” të Prishtinës, shumë pranë Ambasadës Amerikane në Kosovë.
“Në ora 22:20, policia është njoftuar për një rast, në të cilin janë përfshirë dy vetura, konkretisht drejtuesit e tyre. Rasti, sipas informatave fillestare, ka ndodhur si pasojë e mosmarrëveshjeve në trafik të drejtuesve të dy makinave. Rasti është duke u trajtuar në SP ‘Jugu’ në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Por duket se pas marrjes në pyetje, moderatori i njohur është lënë i lirë. Një gjë e tillë është konfirmuar nga avokati i tij, Asdren Hoxha. Ky i fundit ka bërë një postim në “Facebook”, ku ka postuar në foto ku shfaqet së bashku me moderatorin.
Hoxha hedh poshtë dyshimet se ai mund të ndodhet në arrati. Avokati i moderatorit shton se Mjekiqi është i lirë dhe nuk është intervistuar asnjëherë nga policia për gjuajte me armë, siç u raportua nga disa media.
“Meriton Mjekiqi është i lirë…Unë jam avokat i tij edhe njoftoj opinionin se nuk është intervistuar për kurrëfarë gjuajtje me armë. Nuk ka qenë në arrati edhe ky lloj informimi nga mediat pa kurrëfarë konfirmimi zyrtar paraprak është brengosës…Në këtë rast është provokuar gazetari në rrugë edhe kjo është e vërteta…U dridh mali e u lind miu”, ka shkruar avokati në "Facebook".


Askush nuk e dinte! Adelina Ismaili ka bërë me shtëpi 12 familje të varfra
Historia e plotë >

Bebe Rexha shumë e emocionuar, zbulon kur do të publikojë albumin e ri
Historia e plotë >




Shkarravitje kufijsh të rinj në Ballkan
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Del dokumenti/ Si do të bashkohet Kosova me Shqipërinë, harta e re e Bal...
Historia e plotë >
LSI braktis zyrtarisht Luan Ramën, Petrit Vasili vihet në siklet nga kom...
Historia e plotë >
Çfarë të konsumoni që të keni energji gjatë agjërimit? Herbalisti i njohur: Mos hiqni dorë nga sallatat, çajrat bimore që heqin etjen

Lista e re/ Udhëtimet jashtë, ministria publikon kushtet e reja për shqiptarët, të vendosura nga çdo shtet

Apeli i mjekut infeksionist: Po qarkullon një virozë tjetër, mos e ngatërroni me Covid
Zgjedhje 2021




