Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

U akuzua se qëndron vetëm me Luizin, reagon Kiara!

 

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

E sigurisht që një nga dyshet më të përfolura janë Kiara Tito dhe Luiz Ejlli. Ata janë parë të afërt që në fillim, edhe pse marrëdhënia e tyre ka pasur ulje-ngritjet e veta gjatë këtyre ditëve. Mirëpo, duket se ditët e fundit dyshja është më e afërt se kurrë, me Kiarën dhe Luizin duke ndarë çaste të ëmbla me puthje e përqafime të ngrohta.

Ky afrimitet mes Luizit dhe Kiarës nuk ka mbetur pa u komentuar edhe nga banorët e tjerë. Ishte pikërisht Olta ajo që i tha Kiarës që ka vënë re se moderatorja së fundmi po qëndron vetëm me Luizin dhe Kiara e ka patur një përgjigje.

Nuk është e vërtetë. Këtë periudhën e fundit ndoshta kam ndenjur me atë për t’u munduar që ta njoh më shumë. Nuk dua më të shpjegohem se duket sikur justifikohem gjatë gjithë kohës. Çfarë ndjej unë brenda, nuk e jap dot përgjigjen.

 
 
 
 
 
Visualizza questo post su Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Un post condiviso da Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore