
“Trupi i saj perfekt...”/ Luizi flet për debatin me Diolën: Ma bën skenën film
Pak ditë më parë Luiz Ejlli dhe Diola Dosti patën një debat, ku kjo e fundit i tha këngëtarit se me shprehjen “merr frymë kot”, janë prekur fëmijët e saj.
Këngëtari i tha Diolës që brenda shtëpisë së “Big Brother VIP2” ka përballë vetëm atë dhe jo familjarët e saj, pasi gjithçka është në kuadrin e lojës.
Edhe gjatë prime-t të mbrëmjes së sotme, Luizi tha se kur ka marrë vesh se Diola ka tre vajza, është e divorcuar dhe me 3 fakultete, ka shkuar dhe i ka thënë ‘të heq kapelën’ për këtë.
Fjala e Luizit:
Pyeta Amos nëse dinte ndonjë gjë për Diolën, e më tha është nënë e tre fëmijëve, e divorcuar dhe me 3 fakultete. Hyra brenda në dhomë dhe i thashë të heq kapelën. I thashë je femër e fortë, kam motrën me 3 vajza jo e divorvuar, e di sakrificën që ke bërë, e për këtë të heq kapelën. Ama për lojën do të konsideroj si gjithë të tjerët.
Marrin frymë kot në shtëpi, e kam thënë për brenda këtyre mureve. Por ti vjen e më thua kush je ti që ma thua, më fut në një situatë shumë të sikletshme.
Nuk po kuptoja ku është gabimi im. Nëse këtu shihesh e sulmuar në kuadër të lojës dhe fut njerëzit jashtë, nuk është lojë. Unë e kam lojën ndryshe dhe e kam me ty. Ma bën skenën film.
Ua keni thënë disa banorëve këtu, duke ma njohur tipin, ti thoshe Nitës thuaj Luizit. I uroj me gjithë shpirt që askujt të mos i ndodhë. Kur ka hyrë brenda ka hyrë e ka thënë jam Nita. Trupi i saj perfekt, shumë energjike. Kjo vajzë këtu bën rrotullime rreth pishinës.
Nga ta di unë se ka pasur gjëra të tjera? Empatinë kam për të gjithë banorët, për atë që kanë jashtë. Përsa i përket lojës nuk kam pse të kem empati, kur ata nuk kanë për mua. Të gjithë këta që thonë kanë empati, bëjnë plane si me nxjerrë jashtë njëri-tjetrin.




Zhaklin-Luizit: Aty nuk je më vetëm, po bën lojë dyshe me Kiarën
Historia e plotë >



NOMINIMI/ Ja kush banor u largua nga shtëpia e Big Brother Vip 2
Historia e plotë >
Pse SHBA dhe Kina po përdorin ende balona spiunazhi?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Ulet sërish nafta/ Bordi i Transparencës ndryshon ÇMIMET e karburanteve
Historia e plotë >
Alda Klosi u arrestua si e dyshuar për pastrim parash/ Çfarë tha pastrue...
Historia e plotë >
I ftohti ekstrem ka pushtuar vendin, mos dilni në rrugë pa i bërë këto shërbime makinës tuaj!

Këmbimi valutor për ditën e sotme/ Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro?

Çmimi i naftës në vend bie për herë të parë në nivelin e para fillimit të luftës!
Aktualitet




