Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Tre muaj pasi u infektua, vdes qeni i parë nga Covid-19

Tre muaj pasi u infektua, vdes qeni i parë nga Covid-19

Edhe pse thuhej që kafshët nuk preken nga Covid-19, qeni Buddy nisi problemet me frymëmarrjen që prej mesit të prillit, kur dhe i zoti i tij ishte sëmurë me koronavirus prej tre javësh. Qeni ishte gjithashtu me kancer.

Pronarët e tij Robert e Allison Mahoney,thanë se qeni ishte ‘eliminuar’ pasi kishte nisur të kollitej me gjak.

Zonja Mahoney tha se Buddy “kishte sjellë gëzim për të gjithë”.
Nuk është e qartë nëse Buddy vdiq nga komplikimet e koronavirusit apo nga kanceri prej të cilit vuante.

Por shëndeti i tij ishte përkeqësuar pas problemeve të frymëmarrjes në prill.

Një testim te veterineri e nxorri Buddy-n në maj pozitiv me koronavirus.
“Kur i thua njerëzve që ke qenin me koronavirus, ata shikojnë sikur ke shtatë koka”, thotë zonja Mahoney.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore