Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Tre kura me xhenxhefil dhe mjaltë, kundër të ftohurës, gripit dhe bronshitit

Tre kura me xhenxhefil dhe mjaltë, kundër të ftohurës,

Për plot 5000 vjet me rradhë, njerëzimi e ka përdorur xhenxhefilin për të trajtuar një sërë sëmundjesh dhe çrregullimesh.

Xhenxhefili mund të përdoret i freskët, i tharë dhe në formën e pluhurit.

Ky zhardhok është shumë i pasur me vitaminë C, hekur, kalçium, fosfor dhe antioksidantë.

AgroWeb.org ju sjell mue poshtë tre receta me xhenxhefil dhe mjaltë kundër gripit, të ftohurës dhe gripit.

Gripi dhe e ftohura kanë simptoma të ngjashme siç janë: kolla, acarimi i fytit dhe bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes.

Në rastin e gripit, virusi infekton të gjithë trupin dhe shkakton temperaturë.

Ndikimi i të ftohurës kufizohet në traktin e sipërm të frymëmarrjes.

2 lugë gjelle me xhenxhefil të freskët të grirë hollë,

Hidhni ujin në një tenxhere, shtoni xhenxhefilin dhe piperin e zi dhe pasi të marrë valë, lërini të ziejnë për 7 minuta.

Fikeni zjarrin dhe lëreni lëngun të ftohet pak.

Kullojeni, shtoni mjaltin dhe pijeni ngadalë dy ose tre herë në ditë për të paktën 3 ditë.

2 lugë gjelle me xhenxhefil të freskët të grirë hollë

2 limonë të përmasave mesatare të ndarë në copa

Çerek filxhani çaji me mjaltë

Xhenxhefilin e grirë hidheni në një kavanoz. Shtoni copat e limonit dhe përziejini bashkë me lugë druri.

Shtoni mjaltin dhe përziejini të gjithë sëbashku.

Më pas merrni një lugë gjelle dhe hidheni në një filxhan me ujë të nxehtë.

Ky çaj duhet pirë dy ose tre herë në ditë për të paktën 3-4 ditë me rradhë.

Inflamacioni i rrugëve të frymëmarrjes shoqërohet me një akumulim të madh sekrecionesh.

Kundër tyre, ekspertët rekomandojnë shfrytëzimin e vlerave të xhenxhefilit, kanellës dhe mjaltit.

Për këtë kurë ju nevojiten:

1 lugë çaji me xhenxhefil të grirë

Gjysëm luge çaji me kanellë,

Hidheni ujin në një tenxhere dhe shtoni xhenxhefilin dhe kanellën.

Vendoseni tenxheren në zjarr dhe lëreni të marrë valë.

Kur kjo të ndodhë mbylleni kapakun dhe lëreni të ziejë në një temperaturë të ulët për 5-7 minuta.

Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe lëreni të ftohet pak.

Më pas kullojeni lëngun dhe hidheni në një filxhan çaji. Shtoni mjaltin dhe pijeni ngadalë.

Ky çaj duhet pirë 3-4 herë në ditë për të paktën 3 deri në katër ditë që të trajtoni bronshitin në mënyrë natyrale./AgroWeb.org

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore