Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Trajneri Mourinho shpërthen kundër VAR-it: Gabime të papranueshme

Trajneri Mourinho shpërthen kundër VAR-it: Gabime të papranueshme

Trajneri i Tottenham, Jose Mourinho, ka kritikuar VAR, duke thënë se nuk ka asnjë justifikim për gjyqtarëty që të humbin incidentet kryesore të ndeshjeve tani, me teknologjinë në ndihmë. VAR ka qenë edhe një herë në qendër të vëmendjes këtë javë, pas vendimeve të diskutueshme gjatë derbit të fundjavës së kaluar në Merseyside dhe ndeshjes së Ligës së Kampionëve të Manchester City me Porto, të mërkurën.

Mourinho, i cili beson se të dy, Pickford dhe Gundogan duhet të ishin përjashtuar me të kuqe, pranon se gjyqtarët mund të humbin incidentet kryesore në kohë reale, duke pasur parasysh shpejtësinë e furishme të lojës. Sidoqoftë, ai nuk mund të pranojë që gabime të tilla të mos korrigjohen, duke pasur parasysh që zyrtari i VAR ka qasje në përsëritjet e menjëhershme të incidenteve, nga disa kënde:

“Mendoj se vëmendja për incidentet e gjykimit bazohet në faktin se ekziston një VAR. Pa VAR, situatat në fushë ndodhin dhe qenia njerëzore, arbitri, bën gabime. Dhe ju më njihni prej disa vitesh, ishte e vështirë për mua të pranoja gabimet njerëzore, por mësova dhe në këtë moment, gjithmonë i pranoj gabimet e gjyqtarit. Ajo që ne nuk pranojmë janë gabimet e VAR. Unë mendoj që vetëm me sytë e arbitrit të asaj ndeshjeje (derbi i Merseyside), situata do të ndodhte.

Të gjithë do të thoshin: Ok, ishte një problem i keq, por ndodhi për gabime njerëzore. Ama, problemi është se kishte një VAR. Portieri i Portos mund të ishte tani me një këmbë të thyer. Dhe askush nuk e kupton se si një këmbë e thyer për një portier të Portos shndërrohet në një penallti ndaj saj.

Nëse gjyqtari e bën atë gabim, të gjithë e kuptojnë, sepse loja është 100 milje në orë, por me VAR, si mund të ndodhë ai gabim? Dhe situata e Pickford për mua është e njëjtë. Është VAR, meqë nuk është arbitri…”

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore