Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

"Ti je një kampion..."/ Po luftonte për jetën, 'shënimi i fundit' i Hueyda El Saied në rrjetet sociale (FOTO)

"Ti je një kampion..."/ Po luftonte për jetën,

I trishtë ishte lajmi për ndarjen nga jeta parakohe të artistes së dashur për publikun shqiptar Hueyda El Saied, nga një sëmundje e rëndë, të cilën e mbajti të fshehur për publikun.

Ndërkohë po të vëzhgosh rrjetin e saj social, postimi i fundit për të birin ishte pikërisht në ditën kur ai nisi klasën e parë më 15 shtator. 'Ti e ke marrë diplomën e suksesit kur më buzëqeshe për herë të parë' shkruante ndër të tjera, ajo dhe kujtonte faktin që sa shpejt ikën koha, e djali i saj rritet.

'Sot ishte dita e parë e shkollës për Gabrielin. Çfarë  emocioni. Sa shpejt iken koha me duket sikur jo më larg se dje ne u takuam për herë të parë dhe direkt ti dëshiron të mesosh të lexosh çfarë shkruaja për ty kur ishe në brendësinë time. Me the që kishe frikë të shkojë në shkollë se s’do të arrije të shkruaje dhe flisje (gjermanisht). Ti nuk ke asnjë arsye zemra ime, se përveçse ti je i prirur për gjuhet (gjermanishtja do të jetë gjuha e peste që do të flasesh) dhe sikur të jesh i fundit i klasës për babi Thierryn dhe mami Edin ti je një kampion. Ti e ke marr diplomen e suksesit diteën kur me buzeqeshe për herë të parë, ditën kur më thirre mama, ditën kur the në shqip « Merre me long se mishi u maru », apo ditën kur the « Babi Thierry unë kam një zemër të madhe për ty ». Vit  të mbarë shkollor krenaria jonë. Të duam pafund Gabriel. Babi, mami, nona Dana dhe teze Opa'- shkruante ajo.

"Ti je një kampion..."/ Po luftonte për jetën,"Ti je një kampion..."/ Po luftonte për jetën,"Ti je një kampion..."/ Po luftonte për jetën,

 

 

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore