Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Thyen rekord botëror duke lundruar 3000 milje mes Atlantikut/ 21-vjeçarja: Kam ngrënë 40 kg çokollata

Thyen rekord botëror duke lundruar 3000 milje mes Atlantikut/

Jasmine Harrison, është e reja që ka arritur të notojë 3000 milje e vetme mes Oqeanit Atlantik duke thyer kështu rekord botëror.

Gjatë natës gjërat nuk shkuan mirë për Jasmine-n, e cila është vajza më e re që ka lundruar e vetme mes oqeanit, pasi një dallgë e madhe goditi kanoen e saj, duke e përmbysur.

Megjithatë 21-vjeçarja thotë se kaloi një eksperiencë të paharrueshme liri dhe pavarësie në jetën në det përgjatë 70 ditëve.

Ajo ishte e vendosur ta bënte këtë udhëtim. “Kam qenë e pavarur gjithë jetën time, mendova që dua ta bëj këtë dhe isha e vendosur, kur i bëj gjërat vetëm më jep një ndjenjë lirie të papërshkrueshme,” tha Jasmine.

Duke përshkruar vështirësitë e udhëtimit dhe se si arriti të bënte një rrugë kaq të gjatë, Jasmine tha: “Mendoj se mund të kem ngrënë rreth 40 kg çokollatë”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore