Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

“Thuaj mamit e babit që...”, Noizy i bën dhuratën e bukur vajzës së Ledri Vulës

“Thuaj mamit e babit që...”, Noizy i bën dhuratën e

Kur Ledri Vula ishte pjesë e “Babastars” kishte përplasje të herë pas hershme me Noizy-n, i cili është themeluesi i OTR. Pasi patën disa vite konflikte me njëri-tjetrin, erdhi koha kur ata qetësuan gjërat.

Madje ata u bashkuan në vitin 2017 në një projekt muzikor “Dje dhe Sot” që bëri namin në atë kohë. Tashmë ata kanë respekt për njëri-tjetrin, e madje duket se kanë shoqëri të mirë.

Kjo kuptohet te dhurata që Noizy i ka bërë të voglës së Ledrit, Poem Blu. Ledri dhe Sara kanë zbuluar përmes postimeve në rrjetet sociale se Noizy i ka bërë dhuratë Poemës disa rroba nga linja e tij e veshjes.

“Thuaj mamit e babit që...”, Noizy i bën dhuratën e

Këtë dhuratë ai e ka shoqëruar me një pusullë dhe Sara me Ledrin e kanë falenderuar publikisht për surprizën e bukur.

“Vogëlushja Poem Blu Vla. Mirë se erdhe në botë! Shpresojmë që të rritesh e fortë dhe e zgjuar sa edhe e bukur. Thuaji mamit dhe babit t’i lajnë rrobat në lavatriçe në 30 gradë, sa herë që të ndjesh se nuk mund ta mbash qumështin e mamit në stomak”, ka shkruar Noizy dhe skuadra e tij në pusullën për vogëlushen.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore