
Tea dhe Bearti rikthehen sërish në ‘Për’puthen’? Çifti jep përgjigjen e papritur: Do e shohim...
Tea dhe Berati janë çifti më i komentuar i momentit, menjëherë pasi skandali i lidhjes së tyre u bë publik. Të ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Roped with Olsi”, ata thanë se pas gjithë atyre sulmeve dhe akuzave janë qetësuar.
“Mu deshën ca ditë të mësohesha me gjithë atë vëmendje, nuk ka qenë e lehtë të përballoje komentet e njerëzve. Por e kaluam, u mësuam”, u shpreh Tea.
Ajo shtoi se fotot e para që bënë publik skandalin ata të dy i publikuan vetë, që të jetonin në qetësi romancën e tyre.
“Fotot i publikuam vetë, se ishin selfie dhe nuk mund të bëj paparaci selfie. Kishte ardhur një pikë që nuk duronim dot më të rrinim fshehur. Ne ishim mes maleve, në Bogë, dhe prapë dolën foto që ishim atje dhe kështu vendosëm t’i nxirrnim vetë dhe ta jetonim jetën siç donim ne”, tha Tea.
Por të dy si çift Tea dhe Bearti ngritën dyshime se mund të bëhen sërish pjesë e “Për’puthen” apo ndonjë emisioni tjetër.
Kur u pyetën nga Olsi nëse mund të rikthehen si opinionistë në “Për’puthen”, Tea tha: “Si opinionistë nuk do jemi, por do e shohim”.









Shkarravitje kufijsh të rinj në Ballkan
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

EKSKLUZIVE/ Rrëfimi i një patronazhisti: Ja se si mblidheshin të dhënat ...
Historia e plotë >
Politikanët dhe këshilltarët që iu "prenë kokat"/ Nga kontratat korrupti...
Historia e plotë >
BE do të dërgojë mbi 600,000 doza vaksinash Pzifer në Ballkanin Perëndimor

Lufta ndaj COVID/ Mjeku Tritan Kalo bën thirrjen e fortë: Njerëzit nuk duhet ta harrojnë kurrë që...

Jeni vaksinuar me Pfizer? Mund të jetë e nevojshme të merrni një dozë të tretë
Zgjedhje 2021




