Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Tashmë dasma e Rudina Dembacajt me Mark Frrokun ka një datë/ Aktorja zbulon masat që të ftuarit duhet të respektojnë: Certifikatë...

Tashmë dasma e Rudina Dembacajt me Mark Frrokun ka një datë/

Ka disa javë që po përflitet për dasmën e Rudina Dembacajt me Mark Frrokun! Tashmë ajo e ka një datë dhe është pikërisht dita e parë e muajit tetor.

Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë aktorja e njohur e humorit, përmes postimeve në rrjetet sociale. Ajo ka postuar ftesën e veçantë që ajo dhe ish-deputeti kanë zgjedhur.

Tashmë dasma e Rudina Dembacajt me Mark Frrokun ka një datë/

“Rudina Dembacaj e Mark Frroku! Me bekimin e fëmijëve tanë, Viktoria, Leonard, Erta dhe Mara, dëshirojmë që ta kurorëzojmë dashurinë tonë përpara Zotit, familjarëve dhe miqve që na gëzojnë jetën! Ndaj do të ishim të lumtur, t’ju kishim në festën tonë të paharrueshme, ditën e Premte, 1.10.2021, ora 19:00”, shkruhet në ftesën e bukur.

Tashmë dasma e Rudina Dembacajt me Mark Frrokun ka një datë/

Në ftesë thuhet se të ftuarit duhet të tregojnë detyrimisht në hyrje certifikatën e vaksinimit ose test negativ të Covid-19, të 48 orëve të fundit.

Gjithashtu Rudina ka vendosur edhe kodin e veshjes, ku për zonjat është fustan mbrëmjeje dhe për zotërinjtë kostum elegant.

Ndërkohë kujtojmë se fejesa erdhi një vit më herët, me një propozim të bërë në Kapadokia të Turqisë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore