Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Surprizat e rikthimit të “Jeho”, Alban Male: Për Elgitin i kemi marrë leje Kleas

Surprizat e rikthimit të “Jeho”, Alban Male: Për Elgitin i

Këtë të diel në orën 20:00 do të rikthehet në ekranin e Top Channel festivali “Jeho”. Për të folur rreth surprizave të rikthimit, ishte i ftuar në “Wake Up” producenti Alban Male.

Ai tregoi se është ndërtuar një skenë jashtë studios, për të qenë korrekt dhe me protokollin e pandemisë koronavirus.

“Festivali do të vijojë deri në fund të gushtit dhe do të ketë 8 episode. Do bëjmë 4 finale të vogla dhe jo një finale të madhe për shkak të kushteve të artistëve që jetojnë jashtë Shqipërisë. Në çdo finale do ketë nga një çmim. Jemi në prime time të dielën në orën 20:00-21:00”, tha Male.

Ndër të tjera producenti rrëfeu për jurinë, si dhe surprizën që na pret këtë të diel. “Treshja e Jeho kanë një kimi të mirë me njëri – tjetrin. Kanë funksionuar bashkë dhe besoj që do vijojnë të jenë mirë. Kemi një surprizë me të tre në puntatën e parë. Kemi ndërtuar një përformancë të tyre që do të hapë dhe spektaklin”- tha Male.

Ndërsa i pyetur nga Ori se si e ka koordinuar punën Elgiti duke qenë se tashmë është bërë baba dhe i duhet të jetë më i përkushtuar pas djalit, Albani u përgjigj: “I kemi marrë leje Kleas”.

Surprizat e rikthimit të “Jeho”, Alban Male: Për Elgitin i

Surprizat e rikthimit të “Jeho”, Alban Male: Për Elgitin i

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore