Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Suksesi i radhës i Klaudia Pepës! Bëhet pjesë e videoklipit të këngëtarit të njohur italian (VIDEO)

Suksesi i radhës i Klaudia Pepës! Bëhet pjesë e videoklipit

Prej disa vitesh, Klaudia Pepa, nuk është e njohur vetëm në vendin tonë por edhe në Itali. Që pas marrjes pjesë në programin “Amici”, balerina mori vëmendjen e të gjithëve me talentin e saj dhe u bë mjaft e dashur për publikun italian.

Madje pas përfundimit të “Amici”-it, Klaudia vendosi që të qëndronte në Itali, ku ka vijuar me karrierën e saj në balet. Por jo vetëm kaq, pasi ajo është bërë pjesë edhe e videoklipeve të këngëtarëve italianë apo edhe e filmave.

Së fundmi, artistja shqiptare është bërë pjesë e videoklipit të artistit italian Aka7even. Ky i fundit, njësoj si Klaudia u bë shumë i njohur nga spektakli “Amici”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Klaudia Pepa (@klaudiapepa)

Aka7even ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, i cili u kthye menjëherë në trend në rrjete sociale dhe tashmë renditet si kënga më e mirë e verës së 2021-it.

Videoklipi paraqet një atmosferë shumë të ngrohtë, festive, tipike për ditët e nxehta të verës dhe protagonistja kryesore në të është Klaudia Pepa. Balerina shqiptare nuk ka kaluar pa u vënë re dhe të gjitha mediat italiane i kanë kushtuar nga një artikull special pjesëmarrjes së saj në videoklipin e artistit italian.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore