Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Stjuardesa zbulon sekretet e udhëtimit në avion, ja pse asnjëherë nuk duhet t’u kërkoni t’iu sjellin ujë

Stjuardesa zbulon sekretet e udhëtimit në avion, ja pse

Një stjuardese, e cila ka nisur këtë punë pasi i pëlqente të mësonte për kulturat e reja, ka zbuluar se si është të punosh në qiell dhe ka treguar se pse nuk duhet të kërkosh ujë nga ekuipazhi.

Kristina nga Moska, e cila ka punuar për gjashtë vjet si stjuardese, pretendon se ka ‘shumë këshillë’ për pasagjerët.  27-vjeçarja poston për stilin e saj të jetesës në “Instagram”, aty ku numëron 12,200 ndjekës.

E reja ka thënë për “Daily Star” se iu bashkua kësaj pune sepse “pasioni i saj është për të udhëtuar”.

“Është kaq interesante të mësosh për kulturat e reja, [të kesh] sy të hapur në vende të ndryshme është një përvojë e mirë”, ka treguar Kristina.

Stjuardesa zbulon sekretet e udhëtimit në avion, ja pse

Kjo e fundit ka shtuar se pjesa me e preferuar e punës është ‘mirëpritja e pasagjerëve, kujdesi për ta, ofrimi i çdo ndihme nëse është e nevojshme, si dhe buzëqeshja dhe buzëqeshja e pasagjerëve’.

27-vjeçarja që ka vizituar 24 vende me punën e saj, tashmë është e njohur edhe në rrjetet sociale. Madje ajo ka treguar se ndihet mirë kur pasagjerët e njohin nga “Instagram”-i.

“Më pëlqejnë edhe ata që më thërrasin me emrin tim. Të cilët ndjekin rregullat e kompanisë sonë dhe veprojnë me mirëkuptim për punën tonë”, ka shtuar ajo.

Stjuardesa zbulon sekretet e udhëtimit në avion, ja pse

Por Kristinës nuk i pëlqejnë pasagjerët "shkatërrues" që mendojnë se e dinë punën më mirë se ajo. Me këtë në mendje, rekomandimi i saj kryesor për pasagjerët është që të mos i kërkojnë kurrë ekuipazhit ujë.

“Numri një – mos shtypni butonin e thirrjes për të kërkuar një gotë ujë, sepse puna jonë është e vështirë. Do u rekomandoja që të shkoni vetë për të pyetur për aq kohë sa mund të lëvizni”, u shpreh stjuardesa.

Stjuardesa zbulon sekretet e udhëtimit në avion, ja pse

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore