Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

“Stërvitja me pesha parandalon plakjen”, sqaron Blerina Bombaj: Unë rekomandoj...

“Stërvitja me pesha parandalon plakjen”, sqaron Blerina Bombaj:

Dietologia Blerina Bombaj habiti jo pak kur tha se stërvitja me pesha parandalon plakjen.

E ftuar në “Ftesë në 5”, ajo ka sqaruar këtë deklaratë, ku tha se nuk bëhet fjalë për pesha të rënda, por edhe pesha të lehta, apo stërvitje me vetë peshën e trupit.

Ajo theksoi se nëse dikush ka objektiva të tjera dhe kërkon të stërvitet me pesha më të rënda, duhet t’i drejtohet një instruktori palestre.

“Me kalimin e viteve, te trupi i gruas, por edhe i burrit, organizimi fillon dhe humbet masën muskulore, por edhe kockore. Kur duam të arrimë një mirëqenie fizik duhet të synojmë të ulim masën dhjamore dhe të rrisim atë muskulore. Në adoleshencë jemi në kulmin e mirëqenies fizike, më pas kemi një periudhë stabiliteti dhe pastaj fillon rënia le të themi, ndryshimi është i dukshëm dhe fillon ai transformimi me ndryshimet hormonale. Humb masa muskulore dhe bie dhe energjia gjatë ditës. Dhjami nuk është gjithmonë i keq, ka dhjamë të shëndetshëm, por edhe inflamator. Stërvitja me pesha, them se ti mund të bësh aktivitet fizik me peshin e trupit, apo pesha të vogla, për më shumë sigurisht që do t’i drejtohesh një instruktori në palestër. Ushtrohesh edhe me peshën e trupit tënd. Unë rekomandoj aktivitet fizike normale pa vënë në rrezik shëndetin. Nuk ke nevojë të marrësh instruktorë për të ngritur 1 kg pesha të vogla për krahët. Aktivitet normale që nuk e sforcojnë trupin. Për pesha më të mëdha, duhet patjetër një instruktor”, tha ajo.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore