Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Statistikat/ Të rinjtë nuk jetojnë më me prindërit, mosha mesatare në Europë

Statistikat/ Të rinjtë nuk jetojnë më me prindërit,

Nga statistikat e fundit të nxjerra, numri i  të rinjve të moshës 25-34 vjeç që jetojnë me prindërit e tyre në vendet anëtare të BE variojnë nga 4% në Danimarkë, 4.8% në Finlandë, 5.7% në Suedi deri në 62% në Kroaci.

Personat që largohen më herët nga shtëpia që në moshë të re janë në Suedi, Luksemburg, Danimarkë dhe Finlandë.

Të lësh shtëpinë e prindërve lidhet me faktin nëse të rinjtë janë në një marrëdhënie me ndonjë partner apo po studiojnë, niveli financiar, niveli i pavarësisë, kushtet e punës në treg e shumë të tjera.

Mesatarisht në Europë të rinjtë lënë shtëpinë e prindërve në moshën 26.2 vjeç. Por kjo moshë është e ndryshme në vende të ndryshme të Europës.

Në Suedi largohen nga shtëpia që në moshën 17 vjeç, në Danimarkë 21 vjeç, Finlandë 21.8, Francë 23.6, Gjermani dhe Holandë 23.7.

Në pjesën jugore të Europës të rinjtë largohen nga shtëpia rreth moshës 30 vjeç. Nga Italia largohen në 30.1 vjeç, Spanjë 29.5, Portugali 29, Greqi 28.9.

Meshkujt janë ata që qëndrojnë më gjatë në shtëpinë e prindërve se sa femrat.Statistikat/ Të rinjtë nuk jetojnë më me prindërit,

Statistikat/ Të rinjtë nuk jetojnë më me prindërit,

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore