
Spiunët që keni në shtëpi e nuk jua pret mendja/ Pajisje TV, ekspresë kafeje e frigoriferë, ja nga duhet të ruheni
Pajisje të përditshme shtëpiake si televizorët e gjeneratës së fundit, ekspresët e kafesë apo dhe çelësat e dritave, mund të përdoren për mbledhje të dhënash personale nëse janë të lidhura me internetin, duke shtuar frikat se miliona evropianë mund të spiunohen nga Kina apo prodhues të tjerë me elektro-shtëpiaket ‘inteligjente’ që mbajnë në shtëpi.
Gjithashtu mikroçipe të vendosura në automjete, pajisje elektro-shtëpiake apo dhe llampa ndriçimi mund të jenë një rrezik për sigurinë kombëtare e personale të personave pasi mund të kthehen në armë nga zotëruesit e të dhënave.
Modula të tilla gjenden gjithashtu në laptop-ë, sisteme të kontrolluara nga komanda me zë, orat inteligjente, kamerat e sigurisë, në automjetet e madje dhe në vaskat inteligjente të banjës.
Një raport i publikuar nga analistët e Uashington, ‘Observe, Orientate, Decide, Act’ (OODA), i shkruar nga diplomati Charles Parton, paralajmëron: “Është koha për t’u zgjuar – vendet e lira e të hapura duhe të ndalojnë pajisje të tilla nga furnizues si Kina”.
Krimi kibernetik vijon të shënjestrojë aparatet shtëpiake me qëllim mbledhjen e të dhënave personale dhe avancimet në teknologji bëjnë që rreziku të vijë gjithmonë në rritje.
Rreziku u këtyre aparateve vjen nga lidhja me internetin, siç paralajmëron eksperti Card për të përditshmen britanike Daily Mail:
“Kur i vë në prizë këto mjete në shtëpi ato lihen me rrjetin Wi-Fi i cili dërgon të dhëna dhe statistika të serverat e prodhuesve”.
“Sistemet e ngrohjes kanë aplikacione për mbledhjen e të dhënave të cilat përditësohen gjatë përdorimit normal”.
“Vetë aparatet janë të dobëta ndaj sulmeve, si për shembull aplikacionet në telefonët celularë, të cilët mund të shfrytëzohen nga elementë kriminalë apo dhe nga shtete”./topchannel

Seoul Fashion Week, Elton Ilirjani dominon mediat koreane
Historia e plotë >
E gjeni dot cila ish-banore e BB VIP është në këtë foto?
Historia e plotë >



Femra më e ndjekur në Instagram është...
Historia e plotë >


Çfarë ndodh kur Inteligjenca Artificiale lexon gjithçka?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Kryemadhi fshehu paratë në Zvicër/ Kaloi në këmbë kufirin, të kalonte pa...
Historia e plotë >
"Albanian NARCOS"/ Reportazhi i Dailymail, shkojnë deri në Ekuador për t...
Historia e plotë >
Këmbimi valutor 20 mars 2023/ Nuk lëvizin monedhat e huaja, çfarë po ndodh me euron dhe dollarin?

Nafta falas për fermerët! Vendimi i ri i Qeverisë, ja çfarë duhet të dini

Shqipëria ka pagat më të ulëta në rajon në administratën publike/ Ja PROFESIONET ku na e kalon dhe Kosova
Aktualitet


Grabitet gjatë natës shkolla 9-vjeçare në Shkodër/ Ja çfarë morën hajdutët
Historia e plotë >

Kthjellime dhe rritje temperaturash, parashikimi i motit për sot
Historia e plotë >